• |
ide | kryesore

Mori peng një greke për 1.8 milionë euro, ekstradohet drejt Shqipërisë 45-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar është ekstraduar ditën e sotme drejt Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi Interpol Tirana bën me dije se u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç. Sadikaj është dënuar me vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga njoftimi mësohet se gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur llogari bankara me shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura që nuk janë justifikuar me burime të ligjshme. Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *