• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

-Instant, Lajme, Të fundit



Mëngjes i kthjellët dhe i ngrohtë, por paraditja sjell vranësira kalimtare në vend, më të shpeshta në zonat malore ku mesdita sjell rrebeshe afatshkurtra.

Pasditja sjell shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit përveç bregdetit nga Durrësi në Vlorë, ku moti vijon me kthjellime e vranësira deri afër mbrëmjes kur reshjet largohen nga territori.  Temperaturat rriten lehtë në mëngjes, një rritje më të ndjeshme sjell mesdita kur maksimumet ngjiten në 27°C në zonat malore dhe deri 32°C në zonat jugore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë nga drejtimi perëndimor, me një forcim të lehtë gjatë mesditës në brigjet detare ku dallgëzimi mbetet 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *