• |
ide | kryesore

Rama “nënshkruan” koalicionin me Tom Doshin, ndan postet e para në Shkodër

-Instant, Të fundit



Edi Rama ka nënshkruar “de facto” koalicionin me partinë e Tom Doshit në Shkodër pa kaluar as dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare. Në kulmin e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, qeveria ka shtyrë drejt largimit drejtorin e IKMT-së në Shkodër, Ilir Niklekaj. Por duket se “dorëheqja” e tij nuk erdhi për shkak të performancës por për faktin se ky vend do ti kalojë një të besuari të Tom Doshit, Serdar Hoxha, i cili ishte pjesë e listave të PSD në këtë qark.

25 vjeçari që mbante numrin 5 në listën e Shkodrës është emëruar drejtor i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Teritorit në këtë qark ku ai nuk mundi dot të marri mandat deputeti.

Formalisht Rama dhe Rilindja kanë deklaruar se do ta qeverisin vendin të vetëm, por shpërndarja e posteve të Shkodrës për një aleat votat e të cilit në parlamentin e ardhshëm do ti duhen në ditë të vështira është shenja e parë se pushtet do të ndahet edhe me aleatët e pa deklaruar.

Për këtë emërim ka reaguar edhe opozita. “Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion” tha Enkelejd Alibeaj.

©Lapsi.al

Kandidati i Tom Doshit emërohet drejtor i Inspektoriatit për Mbrojtjen



7 Comments

  1. Ku eshte ajo kinezja fisqire bashke me evropianet e bides ? Pse nuk flasin, po basha ropqiri sa per sy e faqe ?

  2. ka në kurriz një sërë akuzash të rënda, që nga ngritja e sistemit piramidal me “bekimin” e tij, tragjedinë e marsit 1997 ku humbën jetën mbi 4 mijë njerëz, “Gërdecin” ku u vranë nga biznesi i djalit të tij 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, aferën 230 milion euroshe të Rrugës së Kombit, vrasjen shtetërore para kryeministrisë nga Garda të 4 demonstruesve të opozitës, aferën 500 milionë euro CEZ-DIA, Berisha nuk e ka “gëlltitur” vendimin e Blinken!

    Për më tepër që është shpallur i padëshirueshëm sëbashku me bashkëshortën Lirie, vajzën Argita e djalin Shkelzen, të argumentuar dhe në deklaratën e plotë të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken!
    Hani mut salihu o shpellkare e byrektor te pd,grupi i pd ne kuvend ka vrases si salihu,ka vrases si mediu i gerdecit,ka vrases si lulzimja qe na e zgjodhet dhe kryekar të pd,ka të denuar me burg si salianji,ka nje buce si grida qe akuzohet per shitjen e prones se di kujt tjeter doni me per belulin o shpellkare

  3. E lezetshme apo jo ? Ky drejtor i IKMT per te prishur ndertesat fukarejve dhe per te liruar troje per

    bosin e tij qe te ndertoje resorte per vete e per KM-ne. Mund te thoni ju po populli. Populli

    e meriton, ta lene pa pune, ta fusin ne burg, ti prishin shtepine e ne fund tu japin nje shqelm ne b….

    e ta nzjerrin ne emigrim. Kete deshen kete do tu japin derisa pas 45 vjeteve te ngrihen me

    parulla “E duam Shqiperine si gjithe Europa” nese akoma do te flitet shqip ne Shqiperi.

  4. Cfare kualicioni super Rama drogaxhi, Doshi trafikant, Rrofte Shqiperia. Po motoja e fushates se Doshit, Na jepni besimin, tju kthejme shpresen. Ahahahaah cfare tallje kari me kete cope shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *