• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Dakës, PDK fton deputetët të japin firmat për ta dërguar Osmanin në Kushtetuese

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar sot të gjitha Grupet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës që japin nënshkrimet e deputetëve për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, u shpreh sot nga Kuvendi se shkarkimi i kryetares së KQZ-së, nga presidentja Osmani është anti-kushtetues dhe autoritar në shërbim të Vetëvendosjes.

“Skenari i kapjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka filluar para disa javësh ku presidentja e njëanshme Vjosa Osmani nuk ka dekretuar emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ dhe të koalicionit VAKAT, duke synuar zëvendësimin e tyre me përfaqësues të pushtetit.”

Po ashtu, Deliu u shpreh se PDK fton të gjitha Ambasadat e Vendeve mike të QUINT-it që të reagojnë urgjentisht për “cenimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në Kosovë.”

“PDK i ka gati të gjitha nënshkrimet e deputetëve të saj dhe ftojmë edhe grupet tjera parlamentare që të na bashkohen dhe ta dërgojmë këtë vendim të presidentes në Gjykatën Kushtetuese.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *