• |
ide | kryesore

Video/ Vendi i parë matematik, Alaba ‘tradhëton’ e Hollanda i ndëshkon: de Boer shkon në 1/8 e Euro 2020

-Instant, F1, Sport, Video



Në raundin e dytë të ndeshjeve të Grupit C të Euro 2020, Hollanda mundi Austrinë 2-0 dhe u kualifikua matematikisht në fazën e 1/8. Në minutën e 11, Alaba bëri një gabim në zonë dhe Depay i dha epërsinë Oranje me një penallti, që qetësoi Hollandën dhe e bëri skuadrën e De Boer të luante shumë më mirë dhe të dyfishonte në pjesën e dytë, kur një aksion i shkëlqyer kundërsulmi, dhuroi altruzimin e Malen në asist perfekt për golin e Dumfries.

Sfida mes ekipeve që vinin nga dy fitore me tre gola filloi menjëherë me një ritëm të mirë, sepse ekipi i Foda zgjodhi rrugën e agresivitetit konkurrues. Austriakët, megjithatë, u përplasën me mbylljet e de Vrij dhe impulsiviteti përfundoi shpejt, duke vënë në vështirësi Alaban dhe të tjerët. Në minutën e 11, Hollanda mori epërsinë, sepse mbrojtësi i ri i Real Madrid ndërhyri vonë në zonë ndaj Dumfries e detyroi dhomën e Var të thërriste gjyqtarin. Pas kontrollit, arbitri tregoi pikën e bardhë, nga ku nuk gaboi Depay. Sulmuesi që kërkohet nga Barcelona pothuajse dyfishoi pas një gabimi tjetër të kapitenit kundërshtar, por ishte cilësia e mesfushës Oranje që bëri ndryshimin në efektivitetin e zotërimit të topit. Edhe një herë ekipi i de Boer flirtoi me golin por Depay goditi lartë nga fare pranë, në fundin e pjesës së parë.

Treshja e qendrorëve holandezë vazhdoi të ishte e papërshkueshme edhe në pjesën e dytë, Austria u duk gjithnjë e më e lodhur dhe pas çerekorëshit hollandezët shkuan afër 2-0, por Bachmann ndaloi goditjen e de Vrij e në topin e kthyer tentativa e de Ligt devijohet në kënd nga Gregoritsch. Goli u krijua në minutën e 67 kur një veprim i shkëlqyer koral mbylli ndeshjen: Depay nisi topin për Malen, që shfrytëzoi shpejtësinë maksimale për të shërbyer në castin e fundit për Dumfries që shënoi golin e dytë. Në këtë pikë loja bie në ritëm, me formacionin e Fodës të vetëdijshëm për mrekullinë që do ti duhej për të përmbysur rezultatin. Një goditje e Alabas zgjoi shokët e tij të skuadrës 10 minuta nga fundi, por energjitë kishin shteruar dhe mendja tashmë ishte në një ndeshjen e drejtpërdrejtë kundër Ukrainës që vlen kalimin e grupeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *