• |
ide | kryesore

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, policia arreston dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës. Mësohet se në pranga të policisë kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva. Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit. Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf” ku u gjetën të pajetë brenda mjetit.

Ndërkohë pretendohet  se është i njëjti grup kriminal që ka urdhëruar edhe vrasjen e 2 marsit ku mbeti i vrarë në po të njëjtën zonë në Durrës, Dorjan Shkoza 35 vjeç, dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *