• |
ide | kryesore

Zbardhet rrëfimi i pilotit grek: Çfarë ndodhi vërtet natën e vrasjes së gruas sime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia greke njoftoi arrestimin e pilotit 32-vjeçar Babis Anagnostopulos i cili pas 8 orësh marrje në pyetje pranoi se ishte ai që i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij Carolinë në prani të vajzës vetëm 1 vjeç. I vënë përballë provave të policisë ai rrëfeu të vërtetën dhe se si e sajoi historinë e grabitjes. Motiv i krimit ka qenë sherri në çift pas vendimit të nënës 20-vjeçare për tu larguar nga banesa.

“Kohët e fundit kishim pasur fërkime. Ky debat doli sërish rastësisht atë mbrëmje. Në një moment ajo e hodhi fëmijën në krevatin e saj dhe më tha të ngrihesha dhe të largohesha nga shtëpia. Ajo më shtyu dhe më goditi me grushte. Mua mu errën sytë dhe e mbyta. Më pas sajova grabitjen” – ka thënë 32-vjeçari përpara hetuesve.

Mësohet se një nga provat që kishte policia ishin të dhënat e nxjerra nga telefoni celular i Anagnostopulos që treguan se ai nuk kishte thënë të vërtetën. Një aplikacion në celularin e tij që regjistron hapat, tregoi se kur ai pretendonte se ishte i lidhur, ai kishte ecur nëpër shtëpi.

Karta e memories në kamerën e sigurisë u hoq në 1.20 të natës, ndërsa sipas tij “grabitësit” hynë në shtëpi 3 orë më vonë. Regjistrimi i fundit në kamera ishte rreth orës 12.30 të natës fatale dhe tregon pilotin të ulur me foshnjën në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

Ora biometrike e Carolines regjistroi impulse të rritura dhe më pas asnjë shenjë jete shumë më herët sesa koha kur piloti kishte rrëfyer për vrasjen e saj. Sipas informacioneve çifti ka debatuar atë natë dhe se shkak është bërë vendimi i saj për tu larguar nga shtëpia bashkë me foshnjën e saj vetëm 1 vjeç. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Arsyeja e vertete e vrasjes kane qene nje milion eurot e polices se sigurimit. Vrasesi ne kete menyre po mundohet ta ktheje ne vrasje te thjeshte dhe “te shpetoje” me 20 vite burg.

  2. Qe kur doli lajmi e dija qe ishte i shoqi grek vrasesi. Policia e shteti atje gjithemone kur jane ne veshtiresi dhe renie kredibiliteti fajeson shqipetaret sepse e dine qe ne shqiperi nuk ka shtet qe te mbroje interesat e tyre dhe imazhin e kombit.

  3. Mire ja ke ber daku. Kur femra hedh vickla duhet ti tregosh vendin. Vetem se ke ber gabim qe e vrave. Me ca shkelma e shpulla do merrte vesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *