• |
ide | kryesore

Zbulohet KUSHTI i Holandës për hapjen e negociatave me Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Parlamenti i Holandës ka votuar “pro” hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.


“Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash”, – thuhet në mocionin e hartuar nga deputetët Roelien Kamming (VVD) dhe Mustafa Amhaouch (CDA).


Në mocion ka gjithsesi një kërkesë e cila duhet të përmbushet që Holanda të votojë “pro” në Këshillin Evropian që mbahet në 22 qershor.

Mocioni vendos si kusht “mbikëqyrjen e vazhdueshme të progresit të Shqipërisë nga Komisioni Evropian, ku të sigurohet përfshirja e Holandës me përfaqësues të saj që do të raportojnë çdo vit në parlamentin holandez, sidomos në veçanti për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit”.

Një mocion tjetër që kërkonte të mos merreshin hapa të mëtejshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE u rrëzua nga deputetët holandezë.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku Unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

1 Comment

  1. Në televizionin e familjes së tij, është thirrur në ndihmë një personazh i së majtës ekstreme për të sulmuar Edi Ramën.

    Krasta ka thirrur në intervistë një person që quhet Tariq Ali, i lindur në Pakistan, djali i një marksisti të Pakistanit, por që sot është një intelektual i njohur i së majtës ekstreme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu