Një nga diamantët më të mëdhenj në botë është zbuluar në Botsvana.
Guri i çmuar 1,098 karat, besohet të jetë diamanti i tretë më i madh “me cilësi të çmuar” i gjetur ndonjëherë, iu paraqit Presidentit Mokgweetsi Masisi të Mërkurën.
Zbulimi u bë në fillim të këtij muaji në minierën Jwaneng, rreth 75 milje nga kryeqyteti i vendit, Gaborone. Miniera operohet nga Debswana, një kompani diamanti në pronësi të përbashkët nga qeveria e Botsvana dhe Grupi De Beers, sipas faqes zyrtare të internetit.
Një llogari zyrtare e qeverisë në Twitter shkruajti se “të ardhurat nga diamanti do të përdoren për të çuar përpara zhvillimin kombëtar në vend”.
Idiot! Jepe me koncencion, me PPP!