• |
ide | kryesore

613 kg kokainë/ Apeli i GJKKO shpall vendimin, 14 vite burg për Arbër Çekajn

Arkiva, Lajme, Të fundit



Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për Arbër Çekajn, për të cilin ka vendosur dënimin me 14 vite burg.

Ndërsa 8 vjet e 8 muaj burg janë vendosur për Armando Pezakun, dhe 10 vjet e 8 muaj burg për Donaldo Lushajn.

Tre të akuzuarit për kokainën rekord që u kap në kamionin me banane iu nënshtruan gjykimit të shkurtuar.

ARBER CEKAJ

Tre vite më parë dhe konkretisht me datën 27 shkurt 2018, Policia sekuestroi një sasi prej 613 kg kokaine që ishte importuar bashkë me ngarkesën e bananeve që ishin porositur nga vetë Arbër Çekaj, asokohe administrator i kompanisë “Arbri Garden”.

DENIMI

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg për Çekajn, kërkesë e cila u pranua edhe nga Gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën, duke u dënuar përfundimisht me 14 vjet burg.

Çekaj i mohoi vazhdimisht akuzat, duke mos e pranuar përfshirjen e tij në trafik.

Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i “Arbri Garden” u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj.

Për shoferin e kamionit që çoi kontejnerin në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *