• |
ide | kryesore

Antonio Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

-Instant, Lajme, Planet



Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka riemëruar Antonio Guterres për një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë. Gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë.

Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit. Mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *