• |
ide | kryesore

Biden nuk ka të ndalur, pas Putin-it kërkon të takojë dhe presidentin e Kinës

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po kërkon të vendosë kontakte të drejtpërdrejta me liderët e vendeve të tjera që konsiderohen si kundërshtare ekonomike dhe politike të SHBA-së. Pak ditë pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur dëshirën për të takuar presidentin kinez Xi Jinping.

Lajmi u dha nga këshilltari i Biden, Jake Sullivan i cili shtoi se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për të krijuar kushtet për takimin e dy presidentëve. Më 16 qershor presidenti Biden u takua me homologun rus, Putin në Gjenevë.



1 Comment

  1. Presidenti Amerikan èshtè nè shèrbim tè Rusisè dhe Kinès.Ky qè sulmonte me forcè presidentin e mèparshèm tani lèpihet si kotele para presidentève Kinez dhe Rus.Amerikanèt i presin ditè tè vèshtira elita e errèt komplotoi ndaj popullit amerikan dhe ja doli.Prapa gjithè kèsaj èshtè grupi i errèt me qendèr nè Europè qè synon ti vendosè kombet nèn kontroll global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *