• |
ide | kryesore

Çelja e negociatave/ Pse u tall Rama me dritën jeshile nga parlamenti holandez

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Me kartonin e kuq të ngritur lart, kudo dhe kurdo flitej për Shqipërinë dhe me një nisëm ekstreme kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve vitet e fundit, Holanda ka sot profilin e kundërshtares konstante në afrimin e vendit tonë me BE. Presioni qe pozitiv në disa raste. Kur politika shqiptare ngjiti në postin e ministrit të brendshëm, dy persona familjarët e të cilëve ishin të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës, kur shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në BE ia kalonin edhe sirianëve, apo kur konjuktura politike bllokoi për 3 vite Gjykatën Kushtetuese, shigjetat e pakursyera të Holandës qenë një kundërpeshë e fortë ndaj propagandës të pushtetit, që mohonte hashashin, krimin dhe korrupsionin.

Zbulohet KUSHTI i Holandës për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Por kthesa e holandezëve PRO hapjes së negociatave këtë të enjte, erdhi papritur dhe duket se përforcoi shpjegimet se refuzimet për Shqipërinë kishin në thelb zhvillimet e brendshme politike të Holandës. Sepse votimi i parlamentit holandez PRO zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare dhe gadishmëria e qeverisë së Mark Rutte për të dhënë OK për çeljen e negociatave, erdhi pas konfirmimit të koalicionit qeverisës atje nga zgjedhjet e marsit dhe pas një tkurrjeje të nacionalistëve në parlament.

Loja e brendshme politike ishte edhe shpjegimi që përdori vazhdimisht kryeministri Rama për dështimet me negociatat. Në fund të vitit të kaluar, në nëntor, kur sapo kishte marrë shuplakën e radhës, Rama u shpreh: “Është politike, është elektorale, Holanda ka zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm”.

Nga zgjedhjet e marsit, kryeministri i Holandës Mark Rute rikonfirmoi koalicionin e tij dhe po qeveris në një mandat të katërt. Rivali i tij, radikali nacionalist Gert Vilders mori 17 deputetë më pak se në legjislaturën e kaluar. Mediat ndërkombëtare shkruan se rezultati i dha qetësinë Rutes për një qasje më pozitive përkundrejt BE-së.

A ka të drejtë Rama?

Kur bllokoheshin negociatat për Shqipërinë, Holanda ishte aty. Në vite të ndryshme, arsyet qenë të ndryshme.

Në vitin 2016, shqetësimi kryesor ishin azilkërkuesit. Në muajt e parë të 2016, statistikat i prezantonin shqiptarët të parët në renditje, më shumë se sirianët. Azilkërkuesit ishin shkaku kryesor që parlamenti holandez votoi kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë në fund të 2016.

Në fillim të vitit 2017, kur Holanda mori presidencën e radhës, zgjerimi nuk ishte në prioritetet e BE-së. Por në gusht të po atij viti doli në media kërkesa e policisë dhe prokurorisë holandeze për bllokimin e vizave për shqiptarët. “Kriminelët shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë hollandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës, kanabisit, trafikimin e qënieve njerëzore dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. (…) Ka një prezencë të madhe të shqiptarëve në trafikun e drogës dhe në pastrimin e parave. (…) Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet hollandeze për të ikur ilegalisht në Angli” thuhej në dokumentin që iu dërgua qeverisë holandeze.

Në vitin 2018, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri ishin arsyeja kryesore për JO-në e negociatave. Holanda u bë palë me Francën dhe Danimarkën që ishin në bllok kundër zgjerimit. “Anëtarësimi i shpejtë i Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe menaxhimi i dobët i emigracionit nga vendet e lindjes mbeten leksione për perëndimin”raportonte Reuters për prapaskenat e refuzimit të negociatave.

Holanda nuk tërhiqet nga ‘JO-ja’: Negociatat vetëm pas kushteve!

Në vitin 2019, qasja e Holandës ndaj Shqipërisë ishte akoma më e ashpër. Propozimi për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë u depozitua në Komisionin Europian. Shkaku ishte gjithnjë krimi dhe korrupsioni shqiptar. Në Shqipëri ishin larguar Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, dy ish ministra të brendshëm për lidhjet familjare me trafikun e drogës.

Negociatat u bllokuan edhe në qershor edhe në tetor të vitit 2019, pas një gare mocionesh në parlamentin holandez kundër Shqipërisë.“Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një “JO” e qartë” tha Mark Rute para mediave.

Rama për “Die Welt”: Kemi bërë reforma që vendet negociuese s’i kanë

Në mars të vitit 2020, Holanda iu bashkua nismës së Gjermanisë në vendosjen e 15 parakushteve për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke pasur kujdes të vecantë projektligjin për mediat dhe në fund të vitit 2020, ndezi sërish dritën e kuqe, duke theksuar kushtet e paplotësuara ende.

Holanda ishte e mendimit se “përfundimi i Komisionit Europian se pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur është i parakohshëm”.

Ironia është se nga dhjetori i vitit të kaluar, deri tani në qershor, qeveria e Edi Ramës nuk ka plotësuar asnjë kusht më shumë nga ato që i janë vendosur. Si shembull se asgjë nuk ka ndryshuar nga nëntori i vitit të kaluar mund të jetë kushti ende i paplotësuar për funksionimin e Gjykatës së Lartë, që ka mbetur në të njëjtën situatë.

Si shembull tjetër mund të jetë kushti për rishikimin e Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies. Projektligji në fjalë mbetet ende i ngrirë në kuvend dhe nuk ka pësuar asnjë ndryshim siç kërkoi Këshilli Europian.

Një shembull tjetër se asgjë nuk ka ndryshuar nga fundi i vitit të shkuar është kushti për vendimin për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale nga Gjykata Kushtetuese. Në vend që ta nxisë Gjykatën Kushtetuese të marrë një vendim, mazhoranca ka bërë disa përpjekje dëshpëruese për të kapur shoqatën e bashkive që kreu ankimimin për zgjedhjet moniste të 30 qershorit të 2019.

E megjithatë qëndrimi i Holandës sot ka ndryshuar.

Pikërisht për këtë mungesë kohërence, kryeministri Rama e përcolli me qesëndi, gati me tallje, kthesën e parlamentit holandez për Shqipërinë. “Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua” shkruajti ai në Facebook, duke komentuar lojën e Hollandës me negociatat e Shqipërisë. Një lojë që sigurisht, i jep Ramës më shumë kredibilitet për të relativizuar nesër mesazhet e Bashkimit Europian sa herë që t’i interesojë.©Lapsi.al



12 Comments

    1. pse te duket cudi?

      Atehere, Kastrati eshte ne bisedime qe aeroporti i Rinasit te kalojeper menaxhim nje kompanie Holandeze

      Kompania holandeze do te menaxhoje riansin dhe kukesin.

      Eshte rene dakord qe te marrin mbi 20% te aksioneve ne Rinas dhe Kukes

      te fala sandrit

  1. “Ironia është se nga dhjetori i vitit të kaluar, deri tani në qershor, qeveria e Edi Ramës nuk ka plotësuar asnjë kusht më shumë nga ato që i janë vendosur.” Kjo i jep te drejte Rames qe as kushtet e as krimi e droga (absurde qe vendi i droges par-exelence te perdori kete pretekst) sjan arsyet po thjesht politika e brendshme e Hollandes e ia rezultati.

  2. Kujtojne te varfirt se politiken e luajne 2 ushtaret, Hollanda apo Shqiperia……
    Harrojne Mbretin nga pertej oqeanit, qe sapo zbriti ne Evrope!!!!!

  3. kjo dihet o njerez! halli qendron njelloj: te durohet kjo kufom ne krye te venditt.negociata jan jo direct hyrje

  4. Ky vend eshte si ai ngelesi ne fillore qe u be me mjeker se ngeli 5 here deri ne 8 vjecare.
    Si perfundim ja dhane shkollen se filloi ti binte me dore. Ju qifsha mu ne komunista o debilat e qelbistanit.

  5. Para se të merren me Doshin dhe njerëzit e partisë tij, le të merren paksa me emrin e parë dhe emrat që do të vijnë pas tij, (si non-grata) nga lista e gjatë e DASH për Shqipërinë. Le të merren edhe me celulën e çerfitikuar të korrupsionit që kanë sot në gjirin e asaj partie, dhe që kryetari i rizgjedhur, i mbron me fanatizëm. Le të merren madje edhe me Lulzimin, emri i të cilit akoma nuk është fshirë nga dosjet e Prokurorisë, edhe pse ai mundohet të fshihet pas mandatit të fituar me vota të blera.

  6. Holanda e prostitutave dhe droges sheshit, diten per diell, na qenka bere kriter per vleresim ne se jemi nje vend demokratik apo jo.
    O ju dhjefsha mu ne demokraci.
    Ne syte e ushtareve trima holandeze te aleances se lavdishme te NATO-s dhe pak pede, u krye masakra me madhe ne europe qe nga lufta e dyte boterore,masakra e Sebrenices.
    Nga keta presim te na vleresojne?

  7. Holanda është përherë kundër…
    Por për mos tu treguar përherë vetëm ajo e keqe,duke qenë 100% e bindur se konferenca ndërqeveritare gjithësesi nuk mund të zhvillohet sepse veto Bullgare për Maqedoninë e Veriut e pamundëson këtë,kë rren mendja se KE veçon Shqipërinë nga Shkupi e ka gabim,pra në këto rrethana Holanda bën sikur është “objektive”…për të thënë jo serish më pas…
    Finte politike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *