• |
ide | kryesore

Drejtësia e re/ Asnjë ditë burg për konfliktin e armatosur mes klaneve të drogës tek ish-Blloku

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Drejtësia e tha fjalën e saj për ngjarjen që tronditi Tiranën rreth dy vite më parë në zonën e ish-bllokut, kur prishja e pazareve të drogës prodhoi një konflikt të armatosur, që bëri bujë në të gjithë vendin. Gjykata vendosi që asnjë prej protagonistëve të ngjarjes, pjesë e dy grupeve rivale, ku u vra Fabian Gaxha dhe ku mbeti i plagosur Ervis Martini dhe Eljo Hato nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Për Merviol Bilon, ish-komandon që ekzekutoi Fabian Gaxhën u dha dënimi për 7 vite burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Me gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj, por ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi kjo periudhë iu konvertua në shërbim prove. Bilo nuk u arrestua ndonjëherë nga policia dhe gjatë kësaj periudhe ka jetuar në arrati.

Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burg. Dënimi u ul në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por gjykata e pezulloi atë dhe secili do të kryejë nga 100 orë punë në interes publik.

Ekskluzive/ Zbardhet rrëfimi i Ervis Martinajt: Nuk kam dashur kurrë sherr me Matajn

Më herët ka lënë qelitë e burgut edhe një prej emrave më të njohur të grupit rival, që u përfshi në përplasjen me armë, Ervis Martinaj.
I akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, ai qëndroi në paraburgim deri në maj 2019, kur gjykata e ktheu në liri kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh. Tetë muaj pas ngjarjes, gjykata u shpreh se prokuroria pati vetëm një provë kundër Martinajt, sms-në e shkëmbyer mes tij dhe një personi me emrin “Aldo”, ku ai shkruajti pak para përleshjes: “Lidhu me çun… Afrohu… Me armë”. Por sipas gjykatës, me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e pashoqëruar më prova të tjera nuk përbënte “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit. Ervis Martinaj tha se ai kishte tentuar të shuante konfliktin mes Fabian Gaxhës dhe Meviol Bilos, pak para se i dyti të qëllonte me armë. “Unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj se jam plagosur pa dashje nga “kokëmadhi” (Mavjol Bilo). Ai më gjuajti me refleks pasi nëse ai do të donte të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha” ka thënë Martinaj.

Një nga protagonistët e ngjarjes, që ishte edhe pronari i lokalit ku ndodhi përleshja e tregoi në këtë mënyrë dinamikën e ngjarjes.
“Ka ardhur një klienti im, i cili quhet Ervin Mata, i cili ka në pronësi hotel Victoria në Tiranë, me 4 persona të tjerë të cilët e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte Joli, i cili është oficer në Zallher, tjetri quhet Qemal, ndërsa dy personat e tjerë nuk i njihja. Pasi erdhën në dyqan filluan të shohin në vitrina dhe janë ulur në tavolinë, ku kanë vazhduar të diskutojnë për problemet e tyre. Dua të sqaroj momentin se para se të vinte Ervis Martini, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha unë problem që të vinte te dyqani Ervis Martini. Unë i thashe se s’kishte asnjë lloj problemi, pasi Vis Martinin e kisha të njohur. Dua të sqaroj se këta dy persona, si Ervin Mata edhe Vis Martini janë takuar normalisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për konflikt, pra janë takuar miqësisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për t’u agravuar situata siç ndodhi. Më pas janë ngritur nga tavolina shtetasi Vin Mata dhe Joli oficer i Zallherrit. Vin Mata takoi të dashurën e tij Elvana Gjatën dhe më pas u kthyen sërish të dy me Jolin brenda në dyqan dhe në këtë moment unë kam parë që ata ishin të revoltuar. Të dy këta persona u ulën sërish në vendin e tyre në tavolinë. Mbas rreth 20 minuta unë kam dalë tek shkallët dhe kam takuar një të njohurin tim, i cili quhet Vis Martini, i cili është klient i dyqanit tim. Në këtë moment Vis Martini ishte me dy persona të tjerë që e shoqëronin këtë të fundit. Shtetasi Vis Martini më tha që do të hynte në dyqan për të takuar Ervin Matën. Në këtë moment hyri në dyqan Ervis Martini së bashku me personat që e shoqëronin dhe takoi normalisht Ervin Matën. Ervis Martini së bashku me personat që e shoqëronin janë ulur veç të katërt në pjesën e derës së banjos, pra në fund të banakut. Kam dëgjuar çunat që shoqëronin Vis Martinin duke i thënë Jolit, oficerit të Zallherrit, “Pse më shikon?”. Joli ishte tek tavolina veç, ku u ulën që në fillim. Në këtë moment kanë ardhur nga jashtë dy persona. Njëri ishte me bluzë të errët, me kapuç, trup i gjatë, me xhnse, i cili bashkë me këtë përsonin që e shoqëronte filluan ta shanin dhe ta godisnin Jolin dhe personat që ishin me Jolin. Vis Martini po thoshte: Mos, mos, mos!, ndërsa Ervin Mata po thoshte: “Ça po boni? Ça është kjo punë? Ngaqë u krijua rrëmujë e madhe unë kam dëgjuar një krismë, që erdhi nga vendi ku ishte personi i gjatë me kapuç në kokë, që po konfliktohej me Jolin, por që nuk e pashë se kush qëlloi. Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat e armëve pushuan ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte plagosur në qafë dhe e kam marrë e kam zbritur poshte të shkallët. Kur kam ikur të gjithë personat kishin ikur veç atij që ishte vrarë dhe një tjetri që përpëlitej i plagosur” ka treguar ai.

Në kërkim për vrasjen famoze në ‘Bllok’, arrestohet Eldi Dizdari në Dubai gjatë operacionit ndërkombëtar antidrogë

Për motivet e ngjarjes pati shumë spekullime në tetor të vitit 2018. Duke qenë se Ervin Mata ishte i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, një nga shpjegimet që u komentua fillimisht ishte se shkak për përplasjen u bë një ngacmim i këngëtares. Por ky version ra nga dëshmitë e protagonistëve të ngjarjes.

Një muaj pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari, i cili u dyshua se ishte personi kyç në konfliktin e ish-Bllokut. Biznesmeni dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën dhe shkak i konfliktit ishin pazaret në trafikun e kokainës. Pas dy vitesh nga ngjarja, nuk dihet nëse klanet rivale i kanë zgjidhur apo jo problemet me njëri-tjetrin, por është e qartë se nuk kanë më probleme me drejtësinë./Lapsi.al



16 Comments

  1. Mesazhi i 25 prillit nga njerëzit ishte i qartë dhe pakthim. Kryemadhi ka humbur në heshtjen e saj, Meta është pa pendët e “shqiponjës”, Berisha në hallin e tij dhe të fëmijëve të tij. Po Basha? Nëse do të ndjekë rrugën e tyre, do të marrë shumë shpejt rrugën për në Holandë, por kjo rrugë nuk është aq e lehtë. Do i duhet të bëjë mirë llogaritë me atë që ka rrjedhur në kaq vite, pasuritë dhe gjithë çfarë ka lënë pas. Njëra dorë, Meta – Berisha, e tërheq atë drejt humnerës, tjetra e fton të jetë lider.

  2. Lufte e mirfillt , vrasje , plagosje , grupe kriminale , arme , ndosh ne zonen me te mbrojtur te vendit , ne zemeren e vendit dhe perfundimi ? Denim me pune te detyruar , i pafajshem , per vetmbrojtje dmth e paimagjinueshmja u kthye ne normalitet . Me kete drejtesi , me keta gjyqtar e prokuror , Eskobari do kishte ymer edhe 1000 vjet ne
    kete vend . Ne nje vend kudo te afrikes nese do jepej nje vendim i tille , minimalisht gjyqtaret dhe prokuroret do arrestoheshin ne salle . Por jetojme ne Shqiperi , jemi vendi i çudirave ku asnje çudi nuk perben ne vetvete çudi .
    Prandaj mos u ofendoni kur vende afrikane na marrin si shembullin me pexhorativ ne glob .
    Nese mendoni se ky vend do behet , atehere duhet te jeni te duruar dhe te prisni disa shekuj .
    Nese doni qe ky vend te behet sa me pare , revolucioni eshte domosdoshmeri imediate .

  3. Per vetmbrojtje vrau dhe ish komando ne Elbasan por eshte akoma ne burg. Po te tjeret qe kishin arme dhe shtine apo dhe ata per vetmbrojtje. Po armbajtje pa leje apo ska problem se njehere ndodhi. Boll i justifikuat keta plera te zhdrejtesise se re o milet mavi

  4. Ah ju qifsha robt nga Edvin Rama, Erion Veliaj e te gjithe rilindasve bythqira nga mbrapa. Keta moterqira te fusin ne burg per nje tufe presh ndonje pensionisti e keta i lene te lire te bejne ctu teket kari. Robt ne pidh shkerdhata.

  5. Familja Berisha ka një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro. Kjo pasuri është në emër të dy fëmijëve, Shkëlzenit dhe Argitës, si dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Pasuria me vlerë marramendëse, ku përfshihen pallate, fabrika, apartamente dhe qindra mijëra euro, është krijuar kryesisht pas vitit 2006, që përkon me ardhjen në pushtet të Sali Berishës.

    Ky fakt konfirmon se treshja Shkëlzen-Argita-Jamarbër është pasuruar nën hijen e pushtetit të Berishës si kryeministër,hani mut salihu të vaksinuar o kopilat e Dobicit serb karaxhic berisha

  6. O rob qire ,o moter qire ,o grua qire nuk ka lidhje kjo pacavurja qe ke shkruar ne kete faqe o mavi fis qire.Ate qe nuk e ben -drejtesia-e ben vet -gjyqsia-,prapa veshit e kane edhe ata

  7. Do zhduken prej njeri tjetrit po he. Ne anan tjeter partia ambasadat mafjozet sherbimet me lek krimi mbahen. Ama vjen dita ..cdo gje paguhet

  8. RROFTE PSEUDO REFORMA NE DREJTESI!
    KETU BEN BURG PER 2500 LEKE DRITA TE PA PAGUARA DDE NUK BEN ASNJE DITE PER VRASJE E PLAGOSJE TE SHUMFISHTE..TURP !
    KY VEND PERFUNDIMISHT NUK BEHET.

  9. RROFTE PSEUDO REFORMA NE DREJTESI!
    KETU BEN BURG PER 2500 LEKE DRITA TE PA PAGUARA DDE NUK BEN ASNJE DITE PER VRASJE E PLAGOSJE TE SHUMFISHTE..TURP !
    KY VEND PERFUNDIMISHT NUK BEHET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *