• |
ide | kryesore

Fier/ E kishte kthyer shtëpinë në “fermë” kanabisi, arrestohet 42-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivim të lëndëve. Policia njofton se është arrestuar Muhamet Xhafaj, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Policia njofton se arrestimi i 42-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *