• |
ide | kryesore

Gazetari Artan Hoxha: Çfarë tregon dalja e 300 kg kokainë nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha ka bërë një koment në Facebook për kapjen e 300 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ai nënvizon se vendi ynë është kompletuar për të qenë një bazë operacionale e narkotrafikut pasi deri tani kishim sekuestruar sasi të mëdha kokaine në hyrje, tashmë kapet një ngarkesë të madhe me kokainë në dalje.

“Sot mund te themi me siguri te plote, se jemi te kompletuar si baze operacionale e narkotrafikut… Deri tani kishim sekuestruar sasi te medha kokaine ne hyrje, tashme kapem nje alamet ngarkese me kokaine dhe ne dalje… Por ky nuk eshte rasti i pare, kjo thjeshte ishte sasia me e madhe e kokaines, e kapur ne dalje…

Vetem 5 dite me pare, autoritetet Italiane ne Brindizi, kapen nje sasi kokaine prej disa kilogramesh ne nje kamion qe kishte hyre ne Itali me traget nga porti i Vlores. Lenda narkotike u zbulua gjate kontrollit te dyte, pasi kontrolli fillestar nuk kishte zbuluar asgje. Bashke me shoferin e kamionit u arrestua dhe shtetasi J.H. nga Vlora, nje personazh i arrestuar dhe me pare nga Policia Shqiptare per trafik narkotikesh…” – shkruan Hoxha.

Një kamion me rreth 300 kilogramë kokainë është kapur sot pasdite në portin e Durrësit. Droga ishte e ndarë në disa pako me mbishkrimin “Dior”, “PSG” e “Chicago Bulls”. Droga po transportohej me një kamion që udhëtonte nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Italisë.

Kokaina ishte fshehur në trupin e kamionit. Policia arrestoi shoferin e mjetit, 40-vjeçarin Nazif Ajrofski, banues në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, kamioni me kokainë po kalonte tranzit në vendin tonë me destinacion Italinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *