• |
ide | kryesore

Gjykata e Vlorës jep masën për Edison Begaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për Edison Begaj. Begaj është njohur me masën ndaj tij në ambientet e spitalit të Vlorës. Begaj u arrestua pas një operacioni blic në Lungomarë të Vlorës, nga RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit.

Gjatë arrestimit 41-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë pa leje, ndërsa po gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe 10 persona të tjerë.  Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, e paketuar, së bashku me 3 persona të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *