• |
ide | kryesore

Greqia vendos hapjen e kufijve për shqiptarët (DATA)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për Shqipërinë, duke nisur nga 28 qershori, së bashku me 12 shtete të tjera.

Greqia ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian që me datë 16 qershor vendosi të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja.

Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria. Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga: Shqipëria, Australia, Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Korea e jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *