• |
ide | kryesore

Jepet masa e sigurisë për 12 trafikantët e arrestuar, gjykata lë të lirë tre prej tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës lë në burg 9 nga 12 të arrestuarit në sajë të operacionit të Koduar Parku. Për 3 nga të rinjtë e arrestuar për shpërndarje drogës gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dy dite më parë,  policia e Tiranës arrestoi 12 persona si dhe shpalli në kërkim 6 të tjerë, njeri prej te cilëve u arrestua këtë të premte në Dhërmi.

Të rinjtë akuzohen se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni policor “Parku” për arrestimin e këtyre personave është finalizuar pas një hetimi njëvjeçar.

Aksioni është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, e cila ka firmosur edhe urdhër-arrestet. Nën akuze u vunë shtetasit Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, F. S (i mitur), L. D (i mitur), Fabian Pitani, Doris Murati dhe A. Ll.Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj dhe R. D.

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Sipas policisë, “Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku””.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *