• |
ide | kryesore

Kim Kardashian mer urdhër mbrojtje

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian i është dhënë një urdhër mbrojtje i përkohshëm pasi një burrë dyshohet se dërgoi një unazë fejese në shtëpinë e saj.
Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga E! News, avokati i Kardashian, Shawn Holley, paraqiti një kërkesë për një urdhër ndalimi të Mërkurën, pasi një person u përpoq në mënyrë të përsëritur t’i afrohej yllit të televizionit.

Në deklaratën e saj, Kardashian pretendon se burri filloi ta ndiqte atë në 24 Shkurt, kur ai dyshohet se “gabimisht” hyri në komunitetin e mbyllur ku ajo banon me katër fëmijët e saj. Dokumentet tregojnë se ai u tërhoq nga një roje i sigurisë në komunitet dhe u pyet se pse ishte atje, në këtë moment ai i tha oficerit, “Unë jam këtu për të parë Kim, ajo është dashuria e jetës time”.
Tre muaj më vonë, të mërkurën, 26 maj, personi dyshohet se u përpoq të hynte përsëri në komunitetin e mbyllur të Kardashian, duke pretenduar se ai ishte atje për ta marrë Kim për një darkë, por u ndalua nga sigurimi.

Kohët e fundit, në dokumentet e gjykatës thuhet se personi dyshohet se ka dërguar një paketë që përmbante një unazë martese dhe pilula kontraceptive në shtëpinë e Kardashian nën një pseudonim.
Më pas Kim ka treguar se në postimet e tij në rrjete sociale ky person shkruante se ishte në lidhje me yllin e televizionit dhe se madje ishte i martuar me të. Ajo ka dëshmuar se nuk ka qenë kurrë në lidhje me të dhe se madje nuk e ka njohur e as e ka takuar ndonjëherë. Kim është shprehur e shqetësuar për këtë rast, pasi skuadra e saj e sigurisë ka zbuluar se personi në fjalë ka pasur të shkuar kriminale.
Kardashian iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm, i cili do të qëndrojë në fuqi derisa gjykata të dëgjojë propozimin e Kardashian për një urdhër ndalimi të përhershëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *