• |
ide | kryesore

‘Mallkimi’ i Mourinhos lë pa trajner Tottenham: 7 emra kanë dështuar, i fundit ‘i pafati’ Gattuso

-Instant, Sport



Pasi u shkatërrua pas vetëm 23 ditësh lidhja me Fiorentinën, ka dështuar edhe hipoteza Tottenham për Rino Gattuso. Në kohën kur problemet fiskale kishin prishur negociatat mes Tottenham dhe Paulo Fonsecas, Spurs filluan kontaktet e para me ish-teknikun e Napolit, në bazë të një kontrate dy-vjeçare. Duket se gjithçka ishte e kryer, por media britanike raportoi se klubi londinez ka ndryshuar mendje dhe tani po kërkon një trajner të ri.

Julian Nagelsmann, Brendan Rodgers, Erik ten Hag, Antonio Conte, Mauricio Pochettino, Paulo Fonseca dhe tani edhe Rino Gattuso. Lista e trajnerëve që i afrohen Spurs e për një arsye ose një tjetër nuk u ulën në pankinën e lënë bosh nga José Mourinho po zgjatet gjithnjë e më shumë. Fonseca kishte qenë zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Tottenham, Fabio Paratici, për një kontratë dy-vjeçare me një opsion për një sezon tjetër.

Kërkimi për një trajner të ri për Spurs është në duart e agjentit Jorge Mendes, i cili sugjeroi emrin e Gennaro Gattuso. Por zgjedhja sic duket nuk i bindi plotësisht drejtuesit e Spurs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *