• |
ide | kryesore

Reagon John Legend, çfarë thotë për akuzat ndaj Chrissy Teigen

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit për shkak të akzuave të forta që ka marrë për bullizëm. Personazhe të njohur janë rrëfyer kundër saj, duke u shprehur se ajo i ka ofenduar, bullizuar dhe për shkak të saj kanë menduar të vrasin veten.
Ndërkohë pas këtyre kritikave të panumërta, bashkëshorti i saj John Legend ka treguar se si ndihet modelja. Trajneri i “The Voice” ishte duke ecur drejt makinës së tij në një lagje kur një fotograf e pyeti “Si ndihet Chrissy pas gjithë kritikave?”. Kësaj pyetje ai iu përgjigj shkurt duke thënë vetëm: “Ajo është mirë.”

Kjo deklaratë e këngëtarit vjen vetëm pak ditë pasi Chrissy bëri publike një letër, ku ju kërkonte falje të gjithë njerëzve që i kishte bërë të ndiheshin keq.

“Përshëndetje të gjithë! Ka qenë një javë shumë poshtëruese për mua. E di që kam qëndruar e heshtur dhe Zoti e di që ju nuk doni të dëgjoni për mua, por dua të dini se kam marrë një dënim të merituar nga gjithë bota. Asnjë ditë, asnjë moment i vetëm nuk ka kaluar pa ndjerë peshën e rëndë të pendesës për gjërat që kam thënë në të shkuarën”, është shprehur në letër Chrissy.
Ndërsa pranoi ashpërsinë e postimeve të kaluara në Twitter dhe mesazheve të saj të drejtpërdrejta, Chrissy gjithashtu vuri në dukje se megjithëse që nga ajo kohë ka kërkuar falje publike, ajo është ende në procesin e përpjekjes për të rregulluar gabimet me ata që i ka dëmtuar privatisht – përfshirë Courtney.
“Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë – dhe më shumë sesa vetëm disa – të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Po kërkoj të lidhem me njerëzit që kam ofenduar. E kuptoj që mund të mos duan të më flasin. Unë nuk mendoj se do të doja të flisja me veten. Por nëse ata duan, unë jam këtu dhe do të dëgjoj çfarë kanë për të thënë, teksa kërkoj falje mes lotësh. Nuk ka asnjë justifikim për postimet e mia të tmerrshme. Ata njerëz nuk i meritonin ato. Askush nuk i meriton. Shumë prej tyre kishin nevojë për empati, mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, jo për poshtërsinë time të maskuar si një lloj humori. Më vjen shumë keq ”, shprehet modelja në letër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *