• |
ide | kryesore

Samiti SEECP në Turqi/ Osmani: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm. Ky ishte mesazhi që solli presidentja Vjosa Osmani, pjesë e samitit vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP). Kryetarja e shtetit të Kosovës u bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë që ta bëjnë sa më parë një gjë të tillë. Përballë pjesëmarrësve, përfshirë dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiç, Osmani u shpreh.

“U bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, pasi ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në tërësi sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, u shpreh Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Presidentja e Kosovës më tej tha se integrimi euroatlantik nuk është vetëm një alternativë, por rruga e vetme për të ecur përpara. Por deklarata e saj u prit me një reagim të ashpër nga Serbia.

“Kishte provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, duke treguar respekt për organizatorët, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, tha Ana Brnabic, kryeministre e Serbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *