• |
ide | kryesore

Vdekja në punë e dy elektriçistëve, ngjarja cilësohet aksidentale nga gjykata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ngjarja tragjike në Mallakastër, ku dy elektriçistë humbën jetën gjatë punës është cilësuar si ngjarje aksidentale.


Masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” u vendos nga gjykata për Andi Priftin, drejtorin pranë OST, dhe Eriseld Lalën, inxhinier pranë OST, të arrestuar për veprën penale “Shpërdorim detyre ” pasi urdhëruan bërjen e punimeve në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, ku humbën jetën dy elektriçistët, Gjergji Duka 50 vjeç nga Kuçova dhe Bashkim Saliaj 64 vjeç nga fshati Panahor i Mallakastrës. ©Lapsi.al 


3 Comments

  1. ngushellime familjes

    Ky vendim esthe maskarallek

    kushtet e punes nuk jane zbatuar as fare . kjo eshte maskarade. Duhen ndeshkuar kompania me gjobe te majme per viktimat, dhe zbatimi i rregullave teknik

    mund te ndodhe serish nese rregullat teknik nuk zbatohen. Dhe sic duket nuk do te zbatohen. Njerezit jane lene ne fat te keq. Shtet vrases!

  2. Ne rast se deri dje ishte aksident, sot u kthye ne vrasje. Mjerre ata qe iken dhe familjaret e aferm qe humben te dashurin e tyre.
    Por ky shtet, mbetet nje shtet funderrine dhe i papergjegjshem. Institucione te kalbura, qe bejne gjithcka per te manipuluar dhe fshehur te verteten. Nuk del nje drejtues institucioni te shprehet, prononcohet per ngjarjen. Kane humbur jeten 2 punonjes te ketij shteti, dhe ministrja, sikur ska ndodhir asgje.
    Del per gjera idiote, krekoset ben sfilate dhe asnje fjale. TURP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu