• |
ide | kryesore

Video/ Një penallti shemb Sllovakinë: Forsberg kalon Suedinë në vendin e parë të grupit

-Instant, F1, Sport, Video



Sllovakia e Skriniar e Hamsik vinte nga fitorja kundër Polonisë, e Suedia nga barazimi me Spanjën. E në fund kombëtarja e drejtuar nga Andersson arriti të marrë tre pikët e të pozicionohet në vendin e parë të grupit E. Një pjesë e parë pa asnjë emocion, ndërsa në të dytën Suedia rrezikoi më shumë, sidomos me Isak, të sulmuesit dy rastet më të mira të ndeshjes, në tentativë për të rrëzuar murin sllovak. E nordikët ia dalin në minutën e 77′ falë penalltisë (faull i portierit sllovak Dubravka ndaj Quaison) realizuar nga lojtari i Leipzig Forsberg, që vlen fitoren.

Në një ndeshje delikate, që vlente shumë për kalimin e grupit Suedia e Sllovakia u sfiduan pa përjashtim goditjesh në Shën Petersburg, në një ndeshje që megjithatë nuk tregoi asgjë në pjesën e parë, ndoshta edhe për shkak të ngarkesës psikologjike të lojtarëve. Në pritje të ndeshjes së Spanjës, për momentin me një pikë, kombëtarja e Andersson ngjitet në kuotën 4 pikë, ndërsa Sllovakia mbetet e ndalur në 3 pikë e me një ndeshje përballë Spanjës, që duket gati e pamundur për të rrëmbyer kualifikimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *