• |
ide | kryesore

Vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti/ Komuniteti i Emigrantëve i kërkon mediave greke të kërkojnë falje për shpifjet ndaj shqiptarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka shprehur tronditjen e thellë për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj. Po ashtu, ky komuniteti i kërkon mediave greke të kërkojë falje publikisht për shpifjet ndaj shqiptarëve, të bëra me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar.

“Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.
Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar.

Kërkojmë media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës!”, deklaron Komuniteti.



1 Comment

  1. Na etiketonin ‘majmune pa bisht’ ne 1990, nderkohe qe keta ortodokset e felliqur mendjengushte jane MAJMUNET E VERTETE, pa dashur te fyejme primatet e nderuar!!!
    Falje nuk mund te kerkojne kurre, per arsyen e mesiperme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *