• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi/ Kushtetuesja hedh poshtë konceptin e presidentit noter në dekretimin e ministrave

Arkiva, Kryesore



Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund spekullimeve se në republikën tonë presidenti është thjesht një noter që nënshkruan emërimet e kryeministrit, kur vjen puna për të caktuar anëtarët e kabinetit qeveritare. Ky është konkluzioni i parë që mund të nxirret nga zbardhja këtë të premte e vendimit të plotë, që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ( Vendimin e plotë të Kushtetueses).

Ky vendim që arbitron mosmarrëveshjet institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të cilat e lanë vendin për një kohë të gjatë pa ministër të jashtëm të emëruar, u dërguan në kushtetuese nga shefi i qeverisë.

Por duket se Kushtetuesja i jep profilit të kreut të shtetit më shumë kompetenca sesa imagjinonte Rama.

Ndonëse “Presidenti duhet të jetë neutral, prapëseprapë ai do të ketë kompetenca të rëndësishme për sa i përket emërimit dhe shkarkimit të ministrave, si dhe të një pjese të drejtuesve të organeve të tjera qendrore” thuhet në vendimin e zbardhur ku theksohet:” Presidenti nuk është i detyruar të emërojë personin që propozohet nga Kryeministri, megjithëse refuzimi është një fenomen i rrallë”.

Një tjetër pikë që zhbën konceptin e një presidenti që vetëm formalisht nënshkruan dekretet për ministrat gjendet gjithashtu në vendimin e zbardhur. Aty thuhet: “Zgjedhja e kushtetutëbërësit, duke e vendosur Presidentin ndërmjet dy institucioneve, Kryeministrit, nga njëra anë, si propozues dhe Kuvendit, nga ana tjetër, si përmbyllës i procesit, tregon se atij i është dhënë rol verifikues në këtë proces, me qëllim që të garantojë funksionimin korrekt të sistemit dhe mbrojtjen e interesave të përgjithshme të vendit, që të mënjanohet precedenti i pushtetit të drejtpërdrejtë të partive mbi Kuvendin dhe Presidentin”.

Por, kushtetuesja shkon edhe më tej kur interpreton konfliktin e dy viteve me parë edhe si një rast të veçantë, pasi aty bëhej fjalë për dekretimin e ministrit të Jashtëm, pra të një fushe ku kreu i shtetit ka kompetenca dhe detyrime më të mëdha se tek të tjerat.

“Dispozitat kushtetuese i njohin Presidentit rolin e përfaqësuesit më të lartë të shtetit në marrëdhëniet me jashtë, si dhe kompetenca specifike në fushën e politikës së jashtme. Gjykata vlerëson se këto dispozita ofrojnë bazë kushtetuese të mjaftueshme, mbi të cilën Presidenti vepron për vlerësimin e propozimit të Kryeministrit në procesin e emërimit të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.Kjo mënyrë interpretimi e këtyre dispozitave kushtetuese shërben që Presidenti të ushtrojë kompetencat specifike që ai ka në politikën e jashtme, duke siguruar edhe koherencën e nevojshme të kompetencave që i janë dhënë në planin vendas dhe ndërkombëtar” thuhet në vendimin e zbardhur.

Pra, ndonëse vëren se mos dekretimi i një kandidati të propozuar nga kryeministri që përfaqëson një shumicë të votuar nga zgjedhësit, nuk është një fenomen që ndodh shpesh, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë pretendimet politike që dëgjojmë prej dy vitesh se kur vjen punë për emërimin e ministrave kreu i shtetit është thjeshtë një noter.

©Lapsi.al

.

 



12 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KA**N NE BYTH FRROK CUPIT DHE EDI RAMES TANI thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ,FRROK CUPI ,KOL SALLAKU SKYPE DHE CARLO BOLJA BOLINO LE TE JA FUSIN LLAPEN NE BYTH ILIR METES ,K**RIN NE BYTH EDI RAMES TANI

    1. O njerez.. O komentues… Lexojeni vete arsyetimin e Gjykates kushtetuese tek BallkanWebi se keta te lapsit japin vetem ate qe ju intereson , dhe ate qe japin e japin te shtremberuar.

      Me pak fjale ajo qe une lexova ishte.
      Nr 22) Fakti qe vendi i ministrit te jashtem nuk mbeti bosh , nuk eshte shkak per te mbyllur ceshtjen ( sic kerkon presidenti). Ky vendim i jep te drejte Rames.
      Nr 23 ) Gjykata vlerëson se duhet të vazhdojë gjykimi për interpretimin e nenit 98, pika 1, të Kushtetutës, pasi jo vetëm ka ekzistuar një mosmarrëveshje kompetencash për kuptimin e kësaj dispozite kushtetuese, por, mbi të gjitha, kuptimi i saktë i nenit 98 të Kushtetutës garanton qeverisjen e vendit pa përplasje midis institucioneve kushtetuese. ( Ky vendim i jep te drejte Rames, sepse Meta pretendon se nuk ka mosmarveshje kompetencash)
      24) 1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.”. ( dhe ky vendim i jep te drejte Rames se Meta nuk ka respektuar afatin 7 ditor per propozimin e Rames , dhe aq me keq qe eshte tejkaluar afati 7 ditor per shkarkimin e Bushatit)
      25 – 30 ) flasin me shume per komepetencat e pergjithsme te secilit ( presidentit dhe Kryeministrit ), thjesht copy-paste i neneve te ligjit .
      31 ) Kushtetuta i cakton Presidentit një pozicion neutral si “kreu i shtetit” dhe si organi që “përfaqëson unitetin e popullit”. Këto atribute nuk nënkuptojnë që autoriteti i Presidentit është mbi politikën. Ato më saktë nënkuptojnë që Presidenti duhet të mbetet jashtë politikës partiake, me qëllim që të sigurojë, ndër të tjera, një konkurrencë të ndershme midis palëve dhe funksionimin e rregullt të formës së qeverisjes dhe të veprimtarive të tjera të shtetit (…) një President, misioni kryesor i të cilit është përfaqësimi i unitetit të popullit, .
      32 ) Vendimi me i Rendesishem !!!!! … Për sa i përket rolit dhe kompetencave kushtetuese të Kuvendit, Kushtetuta ka parashikuar se Shqipëria është republikë parlamentare dhe populli e ushtron sovranitetin që i përket nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejt (neni 1, pika 1 dhe neni 2 të Kushtetutës). Funksioni kryesor i Kuvendit është procesi ligjvënës i sanksionuar në nenet 81-83 të Kushtetutës, që konkretizohet me miratimin e ligjeve dhe plotësimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor të nevojshëm për funksionimin demokratik të shtetit. Sipas nenit 98 të Kushtetutës, Kuvendi ka kompetencën e shqyrtimit të dekretit të Presidentit, si për emërimin e ministrit, ashtu edhe për shkarkimin e tij. Ky lloj dekreti bëhet objekt vlerësimi nga Kuvendi, i cili më pas merr një vendim të caktuar për miratimin ose mosmiratimin e tij….. PRA JU GOMERET E SHQUPIT DHE JU MASHTRUSIT E LAPSIT . KUVENDI MUND TA RREZOJE VENDIMIN E METES PER MOS DEKRETIMMIN E CAKAJT.
      33) Kuvendi ushtron kompetenca të rëndësishme kontrolli ndaj ekzekutivit dhe ndaj akteve të Presidentit. ( PRA CDO DEKRET I METES MUND TE RREZOHET NGA KUVENDI. )
      34 – 35 ) Jane ligjet ku thuhet se Qeveri-President-Kuvend duhet te punojne ne harmoni dhe me mirkuptim… bla bla bla .
      36) emërimi dhe shkarkimi i ministrit është një proces i përbashkët mes Kryeministrit (pushtet ekzekutiv), Presidentit (organ kushtetues i pavarur), dhe ne fund ehte Kuvendit (pushtet legjislativ) qe vendos .
      Pikat e me passhme flasin per parimin e luajalitetit dhe bashkepunimit midis ketyre institucioneve. ( copy paste i ligjeve te kushtetutes) .
      40) Tejkalimi i afateve ligjore nga presidenti , ka ja ka bere te pamindur pralamentin per te shprehur ndaj vendimit te tij.
      59) Presidenti nuk është i detyruar të emërojë personin që propozohet nga Kryeministri, megjithëse refuzimi është një fenomen SHUME i rrallë. Kur nuk ka shkaqe teper serjoze që ndalojnë dikë të bëhet ministër, Presidenti do ta bëjë emërimin që i kërkohet nga Kryeministri, ndryshe Presidenti do të përfshihej në jetën politike. ( KY ESHTE VENDIMI KRYESOR PER KETE CESHTJE, POR PRAP E LENE DEBATIN E HAPUR . KUSH JANE KETO SHKAQET SERJOZE QE I JAPIN TE DREJTE PRESIDENTIT TE MOS DEKRETOJE)
      62) Presidenti ka të drejtë të verifikojë kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit të propozuar për ministër. Presidenti i komunikon Kryeministrit arsyet e mospërmbushjes me qëllim rishikimin e kandidaturës për kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit. ( KUSH JANE KETO CILESI KUSHTETUESE QE DUHET TE RESPEKTOJE KANDIDATI ? ) .
      63) Ndonëse neni 98 i Kushtetutës nuk parashikon në mënyrë explicite se Kryeministri dhe Presidenti kanë kompetencë për verifikimin e cilësive dhe të kritereve kushtetuese të kandidaturës për ministër, kjo kompetencë vetëkuptohet, pasi, në të kundërt, neni 98 nuk mund të zbatohet në mënyrë të dobishme dhe të arsyeshme, në kuptimin që procesi i zhvilluar sipas tij të japë rezultatin kushtetues të synuar, atë të emërimit në pozicionin e ministrit të një kandidature që plotëson kriteret dhe cilësitë kushtetuese. ( KY NEN KA NEVOJE TE PERMIRESOHET. NJE NEN QE LE TE ‘ VETEKUPTOHEN’ GJERAT NUK ESHTE I PLOTE. NDRYSHE MUND TE ‘ VETEKUPTOHET’ NGA PRESIDENTI DHE NDRYSHE MUNDTE ‘ VETEKUPTOHET’ NGA KRYEMINISTRI.
      Pikat e tjera perserisin prap kompetencat e secilit dhe sqarojne se vendimi perfundimtar merret nga kuvendi.

  2. Po normal qe tani i japin te drejte presidentit se kush e di kush emerohet kur ti mbaroj mandati dhe cdo gje e bejne per jesap te tyre mavite fendurrinat qe mos u dhente zoti shendet ne kok u rente qe sgjen derman ky milet

  3. Shqiptaret nuk jane popull por nje parapopull. Nuk e kuptojne dhe As qe duan ta kuptojne demokracine pasi deshirojne mbretin. Ska rendesi se si ja vene emrin mbret, sulltan, kral, perandor, sekretar i pare apo kryeminister, ne mendjen e tyre Ai eshte mbreti.

      1. O mencuri i Goses, populli i pare ne bote konsiderohen suedezet pasi mbreti i tyre pranoi se sovraniteti i tij rridhte nga populli suedez. Pra suedezet ( populli) te paret kuptuan se jane popull dhe mbretin e konsideronin te barabarte me veten. Shqiptaret ende se kane kuptuar. P

  4. Kjo u dite, gjykatat ecin me precedent, perpara kesaj ndodhi ne itali, kur presidenti nuk dekretoj ministrine e ekonomise, kshu qe ishte dicka e ditur, qe do jepte kete vendim, kopie paste i nje vendimi te ngjashem.

  5. O Bo, o komentese. Ne u beme vite pa Gjykate Kushtetuese dhe kete qe ke tani e sajuan shpejt e shpejt nga presioni i nderkombtareve, prandaj mos na trego shume perralla, te mos flasim per Gjykaten e Larte ajo eshte histori tjeter.Ti del e na sqaron ligjet kur insitucionet e drejtesise jane ne piken me te keqe te historise dhe Ballkan Webi nuk lexohet sepse eshte i Bolinos i cili i ben gjithe diten fresk narkomanit me citjane.

  6. Mesazhi i 25 prillit nga njerëzit ishte i qartë dhe pakthim. Kryemadhi ka humbur në heshtjen e saj, Meta është pa pendët e “shqiponjës”, Berisha në hallin e tij dhe të fëmijëve të tij. Po Basha? Nëse do të ndjekë rrugën e tyre, do të marrë shumë shpejt rrugën për në Holandë, por kjo rrugë nuk është aq e lehtë. Do i duhet të bëjë mirë llogaritë me atë që ka rrjedhur në kaq vite, pasuritë dhe gjithë çfarë ka lënë pas. Njëra dorë, Meta – Berisha, e tërheq atë drejt humnerës, tjetra e fton të jetë lider.

  7. Familja Berisha ka një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro. Kjo pasuri është në emër të dy fëmijëve, Shkëlzenit dhe Argitës, si dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Pasuria me vlerë marramendëse, ku përfshihen pallate, fabrika, apartamente dhe qindra mijëra euro, është krijuar kryesisht pas vitit 2006, që përkon me ardhjen në pushtet të Sali Berishës.

    Ky fakt konfirmon se treshja Shkëlzen-Argita-Jamarbër është pasuruar nën hijen e pushtetit të Berishës si kryeministër

  8. O Like, kur do t’ja tregosh vendin ? A eshte mbush kupa apo akoma?

    Po e hengre vlla, qofsh i poshter po nuk i more me vete te gjithe aleancen e qelbsirave ne politike me kuc e me mac.

    Stay strong and fight hard. Never giveup!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *