• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen reagon me fakte ndaj akuzave për bullizëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen thotë se është e befasuar dhe e zhgënjyer nga akuzat e Michael Costello kundër saj, duke thënë se mesazhet e pretenduara që ai postoi midis tyre janë false.

“Asnjë ide se çfarë dreqin po bën Michael Costello,” shkroi ajo së bashku me një deklaratë të gjatë dje pasdite. “Ai sapo publikoi një deklaratë, ku nuk e pranoi se sa false ishin DM-të, dhe tani pretendon të ketë email-e që nuk ekzistojnë. Kështu që ndërsa ai sajon (shpresojmë se me dikë më të talentuar në trillimin e gjërave këtë herë), mund të lexoni më poshtë.”

Deklarata, e cila titullohet “në emër të Chrissy Teigen”, shpjegon se ajo kishte një marrëdhënie të përzemërt me stlistin bazuar në “ndërveprime miqësore në internet” dhe kështu shtangu kur ai e akuzoi për bullizim kaq të rëndë sa e bëri atë të mendojë vetëvrasjen.

“Kur screenshoetet e supozuara nga viti 2014 qarkulluan fillimisht javën e kaluar, emri në llogarinë e Chrissy-t ishte shkruar gabim,” –thuhet në deklaratë, ku gjithashtu tregohen mospërputhjet e pretenduara në lidhje me një foto profili të vjetër dhe funksionin e videocall në Instagram, i cili është shtuar vetëm në 2018-ën.

“Chrissy ka të gjithë të drejtën për të korrigjuar procesverbalin dhe për të mbrojtur emrin e saj”, përfundoi deklarata. “Ajo nuk është e interesuar ta bëjë Z. Costello shënjestër të ngacmimit ose abuzimit nga mbështetësit e saj. Ajo shpreson se kjo mund të jetë një kohë reflektimi dhe shërimi.”

Në fillim të kësaj jave, Costello pretendoi se një keqkuptim e bëri atë të kalonte në listën e zezë të Teigen dhe atë të industrisë së modës, duke e bërë të mendonte edhe vetëvrasjen.

Të premten, bashkëshorti i Teigen, këngëtari John Legend, postoi në Twitter për të mbështetur gruan e tij ndërsa iu referua Costello-s.

“Chrissy kërkoi falje për postimet e saj publike, por pas faljes së saj, Z. Costello shpiku një shkëmbim mesazhesh midis tyre. Ky shkëmbim ishte i sajuar, plotësisht i rremë, nuk ka ndodhur kurrë,” -shkroi Legend. “Sinqerisht nuk e di pse dikush do të falsifikonte mesazhet për të futur veten në këtë histori, por ndodhi.”

Ekipi i Costello, ndërkohë, publikoi gjithashtu një deklaratë dje, ku thuhej:

“Fakti që ekipi i Chrissy Teigen dëshpërimisht po përpiqet të provojë se DM-të janë të rremë dhe [duke u përpjekur] të diskreditojë Michael Costello, një viktimë e traumës dhe bullizmit nga Chrissy Teigen, konfirmon se ajo mbetet e njëjta bullizuese, pavarësisht faljes së saj publike.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *