• |
ide | kryesore

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre shoferë janë arrestuar në Fier pasi janë kapur nga policia duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan T. A., 32 vjeç, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, është kapur nga patrulla e Policisë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, në gjendje të dehur. Në pranga u vu A. Dh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fier-Lushnjë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen”. Po ashtu u arrestua edhe B.T., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Gold Center”, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Lonxia” i pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *