• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Franca për kalimin në 1/8, CR7 mund të eleminojë Gjermaninë: shansi i fundit për Spanjën

-Instant, F1, Sport



Një ditë vendimtare në Euro 2020 në të cilën të paktën dy protagonistë të deklaruar në prag rrezikojnë shumë: Gjermania dhe Spanja. Dita do të hapet nga Franca e Mbappé dhe Benzema në Budapest para 60 mijë njerëzve. Më pas në Mynih, Portugalia e CR7, fituese në ndeshjen e parë, ka mundësinë për të eleminuar ekipin e Loeë, i mundur nga Franca në debutim, ndërsa në mbrëmje Spanja dhe Polonia janë të thirrur në cështje për tu rikthyer në lojë.

Në orën 15, në Puskas Arena, Franca e Deschamps tashmë mund të marrë kalimin për në raundin e dytë. Për ta bërë këtë, Mbappé dhe shokët e tij të skuadrës duhet të kapërcejnë rezistencën e Hungarisë vendase, që në ndeshjen e parë e shiti shtrenjtë lëkurën kundër Portugalisë, duke u shembur vetëm në finale pasi rezistoi për 84 minuta. Nuk ka praktikisht ndeshje në letër, shumë e madhe diferenca e kualitetit në fushë mes dy seleksioneve në favor të “Gjelave”, por në anën e Magyar, të drejtuar nga Rossi, është dëshira për të mahnitur dhe për tu rritur. Kjo paradoksalisht, do të jetë ndeshja midis dy prej ekipeve që kanë krijuar më pak raste shënimi në debutim, por nëse Franca do të gjente një mënyrë për të thyer murin që në pjesën e parë, çështja do të zgjidhej shpejt.

Spektatorë të interesuar, por deri në një pikë të caktuar, janë Portugalia dhe Gjermania. Në grupin e hekurt, Cristiano Ronaldo, i cili asnjëherë nuk ka shënuar kundër gjermanëve, pas dygolëshit në debutimin e tij ka mundësinë reale për ta cuar Gjermaninë më afër eliminimit në ndeshjen e orës 18 në Mynih. Me një sukses, luzitanët do të ngjiteshin në gjashtë pikë, duke lënë gjermanët e Loeë me zero, skuadër që në fakt nuk mund të dështojë në takimin me suksesin. Për ta bërë këtë, megjithatë, Gjermani duhet të paraqesë diçka ndryshe nga ajo që tregoi kundër Francës dhe precedentët janë në favor të tyre, që kanë fituar të katër përplasjet e fundit në kompeticionet e mëdha kundër luzitanëve, e fundit në Kupën e Botës 2014. Në fund të fundit Portugali-Gjermani, është bërë pothuajse një klasike e futbollit ndërkombëtar, duke qenë se kjo do të jetë sfida e gjashtë mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, asnjë sfidë nuk është luajtur më shumë herë. Santos duhet të bëjë ndoshta kujdes më shumë se nga cdokush, nga Thomas Mueller, njeriu që ka shënuar tregolëshin e tij të vetëm me kombëtaren kundër portugezëve.

Programi i ditës do të mbyllet në Sevilje për Spanjën dhe Poloninë, dy zhgënjimet e grupit E pas ndeshjeve të para. Një barazim është i padobishëm, por me një humbje Polonia e Lewandowski do t’i thoshte lamtumirë garës me një ndeshje ende për tu luajtur. Luis Enrique, megjithatë, është nën vëzhgim, pas zgjedhjeve të veçanta dhe të forta në thirrjet e lojtarëve dhe barazimit 0-0 kundër Suedisë në debutim, në tokën iberike kritikat nuk ishin shumë të buta dhe kundër Polonisë ‘Furitë e Kuqe’ iduhet me cdo kusht të gjejnë suksesin. Balotazh mes Morenos dhe Moratas në sulm, për takimin e parë në kompeticionet e mëdha kundër polakëve, edhe pse në përgjithësi precedentët i buzëqeshin Spanjës, me tetë fitore në 10 ndeshje kundër shqiponjave të bardha. Vetëm një fitore për Poloninë, që për më tepër mungon që në 1980 në një ndeshje miqësore të luajtur në Barcelonë. Në dy përplasjet e vetme në tokën spanjolle, në mijëvjeçarin e ri, megjithatë, Spanja ka dominuar me një parcial 9-0. Problemi i golit, megjithatë, është një cështje për t’u zgjidhur duke qenë se në dy nga tre ndeshjet e fundit të luajtura nga skuadra e Luis Enrique, asnjë gol nuk ka arritur. Për të shmangur ndërlikimet, është një trend që duhet të ndërpritet, por para se të mendojnë si ta bëjnë, Spanja duhet të ketë kujdes nga makina polake e golit: Robert Lewandowski.

EURO 2020 – GROUP F
15:00 Hungary ? – ? France
18:00 Portugal ? – ? Germany
EURO 2020 – GROUP E
21:00 Spain ? – ? Poland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *