• |
ide | kryesore

Kokaina e kapur në portin e Durrësit është më tepër se 300 kg

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sasia e kokainës së kapur në Portin e Durrësit pasditen e të premtes, 18 qershor, është më shumë nga sa u raportua fillimisht. Burimet zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se pas peshimit, ka rezultuar se sasia e drogës që ishte paketuar dhe fshehur në kamionin maqedonas me materiale ndërtimi që do të shkonte në Napoli, është 324 kilogramë e 400 gramë.

“Në vijim të informacionit të dhënë për sekuestrimin e rreth 300 kg lëndë narkotike në Port, Durrës, pas përfundimit të peshimit të kryer nga grupi hetimor rezultoi që pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar.



1 Comment

  1. Mos I paskan marre ne qafe cunat e Elb keto te doganave. O Qif Rakipi po pak leke le ne fushate prap te hoqen leke nga duart keto pushtat. Te kam thene mos u merr me politike se ajo eshte kurve te mban sa te mban dhe pastaj te hedh. Nese keni rrugen tjeter per te cu prap.Te kena shnetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *