• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Argjentinës i mjafton Rodriguez, thyhet Uruguay: Kili bën presion pas shpine

-Instant, Sport



Pasi barazuan me njëri-tjetrin në debutimin e këtij edicioni të Copa America, Argjentina dhe Kili marrin fitoren e tyre të parë, të dy 1-0, dhe fluturojnë në krye të grupit A me 4 pikë. Albiceleste mundi Uruguajin falë golit të Guido Rodriguez në minutën e 13 me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi të Messi. Goli i suksesit arriti në fillim të ndeshjes (10 ‘) edhe për Roja, që kapërcen Bolivinë me të djathtën e Brereton.

ARGJENTINË-URUGUAJ 1-0
Argjentina jep një goditje dhe merr fitoren e parë në këtë edicion të Copa America me forcë. Të udhëhequr përsëri nga Messi (këtë herë, megjithatë, si asist-man), Albiceleste bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale pasi mundi Uruguajin 1-0 në Estádio Nacional Mané Garrincha në Brasília. Suksesi erdhi nga një prej basteve të Lionel Scaloni: ai Guido Rodríguez që luajti si titullar duke ndarë hapësirën dhe rolin me De Paul. Goli mbërriti në të 13′ në zhvillimin e një goditje këndi: krosimi i Messi gjeti kokën e Guido Rodriguez që e dërgoi në rrjetë. Asgjë për të bërë për Musleran në shkëputjen ajrore të mesfushorit të Betis. Selección dominoi pjesën e parë, duke ndërtuar disa mundësi të mira për gol që, në mënyrë të përsëritur, detyruan portierin kundërshtar në ndërhyrje vendimtare për t’i mbajtur shokët e tij të skuadrës akoma në lojë. Uruguaji u mbështet te një Cavani jo shumë preciz. Në pjesën e dytë, Celeste jrijoi raste të rëndësishme; Argjentina vuajti, por rezistoi dhe mori një fitore shumë të rëndësishme.

KILI-BOLIVI 1-0
Me të njëjtën vuajtje (por edhe me të njëjtin rezultat) si Argjentina, Kili tejkalon Bolivinë, rrëmben suksesin e parë të grupit dhe bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale të turneut. Nuk ishte një ‘Roja’ e bukur ajo që u pa në Pantanal Arena në Cuiabá, por 1-0 pak bindëse ndaj Bolivisë del e tepron për të parë me optimizëm të ardhmen e afërt. Edhe sepse ekipi kombëtar i stërvitur nga Lasarta e nisi me marsh të lartë, duke marrë epërsinë në minutën e 10 me anglezin e natyralizuar Brereton, në debutimin e tij si titullar: asist i Vargas në kundërsulm, kontroll dhe e djathtë e pandalshme për portierin Lampe. Ky i fundit e mbajti portën të mbyllur në mënyrë efektive, duke grushtuar tentativat e Meneses, Pulgar, Brereton në pjesën e parë e duke u falur nga Vargas. Bolivia rritet me kalimin e lojës dhe humbet mundësinë ideale për barazim me Fernandez, që impenjoi Bravon. Loja mbeti e hapur, por nuk erdhi as dyfishimi nga njëra anë e as barazimi në anën tjetër. Ekipi i Farias, pa gol pas 180 minutash të Copa America, tashmë përkëdhel eliminimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *