• |
ide | kryesore

Kush janë imazhet e reja të Victoria Secret

-Instant, Paparazzi, Slider



Kompania më e njohur amerikane e veshjeve të brendshme, Victoria’s Secret, ka vendosur të ndryshojë plotësisht imazh. Marka e famshme ka vendosur të nisë një kapitull të ri dukë zëvendësuar “engjëjt” e saj të famshëm me gra aktiviste, sportiste dhe aktore të njohura që do të jenë përfaqësuese e reja të “Victoria’s Secret”.

Si pjesë e fushatës së re të markës, modelet e saj do të zëvendësohen me anëtare të reja për të përcjellë frymën e diversitetit dhe ndryshimit. Këto gra janë përzgjedhur më shumë për kontributin e tyre se sa për proporcionet e trupit dhe qëllimi i fushatës është që të krijohet një ide më e vërtetë dhe origjinale për bukurinë.

7 anëtaret kryesore të përzgjedhura për t’ju bashkuar “VS Collective” janë aktore, producente dhe sipërmarrëse të njohura si: Priyanka Chopra Jonas, futbollistja Megan Rapinoe, aktivistja e komunitetit LGBTQI Valentino Sampaio, refugjatja nga Sudani Jugor Adut Akech, gazetarja britanike Amanda de Cadenet, aktivistja e LGBTQI Paloma Elsesser dhe skiatorja Eileen Gu.
Victoria’s Secret
Në të shkuarën marka e njohur e veshjeve të brendshme ka marrë kritika të shumta për mungesë të diversitetit dhe tregtimit të imazheve të disa trupave specifikë. Kritikat u bënë virale në vitin 2018-të për mungesë të modeleve të kolme dhe përjetësimin e stereotipave seksiste të cilat çuan edhe në anulimin e shfaqjes së tyre vjetore në 2019.
Duke luftuar për të qëndruar në treg, Victoria’s Secret tani është vendosur të rindërtojë imazhin e saj të thyer të markës duke krijuar partneritete të reja për të inkurajuar gratë dhe për të mbështetur kauzat e tyre brenda dhe përtej markës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *