• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 4 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria sërish nuk shënon asnjë viktimë nga COVID-19. Në 24 orët e fundit ka pasur vetëm 4 raste të reja.

Prej 15 qershorit, Shqipëria nuk regjistron më viktima nga virusi teksa edhe rastet janë në nivele të ulëta.

Tirana ditën e sotme pati 2 të infektuar ndërsa Durrësi e Vau i Dejës nga 1. Në spital kanë mbetur 7 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2771 testime, 7 të shëruar, 4 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2771

Testime totale 774,257
Raste pozitive 132,488
Raste të shëruara 129,910
Raste Aktive 124
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42
Tiranë 35
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Dibër 3
Korçë 2
Kukës 2
Fier 1

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *