• |
ide | kryesore

Video/ Hungaria tremb Francën, Griezmann shpëton Deschamps: hungarezët festojnë barazimin çmendurisht

-Instant, F1, Sport, Video



Ndalesë e papritur për Francën në ndeshjen e dytë të Euro 2020, e bllokuar në 1-1 nga Hungaria në Budapest. Përpara 60mijë spektatorëve të Puskas Arena, vendasit gjetën avantazhin në shtesën e pjesës së parë me një depërtim nga e majta e Fiola, i kthjellët për të mundur Lloris. Reagimi i Francës në pjesën e dytë është me dëshirë, por jo me shumë ide e solli vetëm barazimin e Griezmann në minutën e 66′, duke lënë gjithcka hapur në Grupin F.

Hungaria e shiti shtrenjtë lëkurën në ndeshjen e parë kundër Portugalisë, por bëri edhe më mirë akoma në 90 minutat përballë kampionëve të botës së Francës. Në Puskas Arena të Budapestit, disi surprizisht, u luajt një ndeshje e luftuar dhe e ekuilibruar: përfundoi 1-1 mes vendasve e Francës. Hungaria vinte nga humbja e rëndë kundër Portugalisë (3-0), Francia nga suksesi kundër Gjermanisë. Por skuadra e drejtuar nga Marco Rossi zbriti në fushë pa frikë e trembi francezët që, në pjesën e parë, me Mbappé e Benzema shpenzuan shumë raste, e pastaj u ndëshkuan. Në minutën e 47′ në fakt, Fiola në të majtë kalon Pavard e mposhti Lloris, për një avantazh që ekzalton Puskas Arena.

Situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Me Francën që bën lojën e Hungaria që ngre mur difensiv e mundohet të përgjigjet në kundërsulm. E pikërisht ajo mbrojtje e hekurt për 67 minuta gaboi atëherë kur nuk duhej, duke i dhënë mundësinë Francës të barazonte rezultatin në Budapest. Një kundërsulm i shpejtë nisur nga portieri Lloris me një top të gjatë gjen në dy kundër dy prapavijën hungareze me Orban që lejoi Mbappe të fusë një top në qendër për Griezmann, i cili shënoi golin e 1-1, duke kthyer në një farë mënyre qetësinë te Deschamps. Tentativat e tjera nuk bëjnë punë dhe në fund mbyllet me një pikë për të dyja me Francën që nuk mund dot skuadrën, në letër, më të dobët të grupit dhe me hungarezët që do të luajnë gjithcka në ndeshjen e fundit me Gjermaninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *