• |
ide | kryesore

Video virale në rrjet, shpallet në kërkim personi nga Tirana që shtypi qenin me makinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas, që dyshohet se ka përplasur me dashje një qen në lagjen numër 1 të Durrësit është shpallur sot në kërkim.

39-vjeçari me iniciale R.Sh. banues në Tiranë, pasi e ka shtypur qenin me mjetin tip “Benz” që drejtonte është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose Komisariatin Digjital, duke ju siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm.



9 Comments

  1. Komisariati digjital shkruan “gazetari” portalit, si duket nuk e ka mbaruar deri ne fund abetaren dhe nuk e di qe ekziston dhe germa XH

    1. Ne shqip fjala drejtshkruhet ‘digjital’ dhe jo ashtu sic e pandeh ti, me ‘xh’
      Po ku do ta mesosh shkollen ti, te Blloku? Apo ne Jale???

      1. Si duhet shkruar e shqiptuar saktë kjo fjalë?
        Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep profesor Emil Lafe, në bashkëpunim me redaktoren e gjuhës shqipe pranë shtëpisë botuese “Albas”, znj. Sevi Agolli.

        Sot zhvillimi i teknologjisë dhe i shoqërisë ka sjellë nevojën e përdorimit në gjuhën tonë të fjalëve të huaja të fushave të ndryshme, si informatikë etj. E një ndër fjalët e kësaj fushe që sot përdoret dendur e që hapi një debat në rrjetet sociale për trajtën e saktë të saj, është fjala “digjital” VS “dixhital”.

        Por cila është trajta e saktë e kësaj fjale dhe e fjalëve që e kanë prejardhjen prej saj?

        Fjala “digjital” (ose siç shqiptohet e shkruhet dendur sot: “dixhital”) është një fjalë e re në gjuhën shqipe. Ajo ka hyrë si term i informatikës, duke qenë se kjo fushë ka marrë shumë zhvillim sidomos pas viteve ‘90 të shekullit të kaluar e, bashkë me të, edhe terminologjia e saj.

        Fjala digjital (si mbiemër) është regjistruar për herë të parë në “Fjalorin e gjuhës shqipe” të botuar në vitin 2006 dhe shënohet si term teknik me kuptimet: “numerik; shifror”, me shembujt: aparat digjital, orë digjitale – kështu quhen aparatet dhe orët që nuk kanë akrep të lëvizshëm që të tregojnë vlerat ose kohën, por kanë një ekran ku shfaqen shifra a numra.

        Në fjalorin e vitit 2006 nuk gjenden fjalët digjitalizoj, digjitalizim, i digjitalizuar, që i përdorim gjerësisht sot. Kjo, sepse kur u hartua fjalori, këto fjalë nuk kishin ende këtë përdorim të dendur që kanë sot.

        Po pse te ky fjalor është shkruar DIGJITAL dhe jo DIXHITAL, siç shkruhet dhe shqiptohet dendur sot? Pse me “gj” dhe jo me “xh”?

        Edhe për këtë rast përgjigjen e jep “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Kjo është një fjalë e huaj dhe në drejtshkrimin e fjalëve të huaja luan rol etimologjia ose prejardhja e tyre. Kjo fjalë vjen nga latinishtja “digitalis”, që është një mbiemër i formuar nga emri “digitus”, i cili ka kuptimin “gishtor, gisht”. Si fillim mbiemri “digital” është përdorur si term i anatomisë: arteria/vena digitalis. Në anglisht e në italisht kjo fjalë shqiptohet me “xh” (dixhital), në frëngjisht me “zh” (dizhital), në gjermanisht e në rusisht me “g” (digital), kurse në gjuhën shqipe shkruhen e shqiptohen me “gj” (digjital). Pra, çdo gjuhë ka rregullat e veta të shqiptimit dhe të shkrimit të fjalëve, ndaj sipas rregullave të gjuhës sonë, trajta e saktë e kësaj fjale është: DIGJITAL (jo dixhital). Edhe fjalët e formuara prej saj shkruhen e shqiptohen me “gj”: digjitalizim, i digjitalizuar etj.

        Sipas pikës g të kreut III të “Drejtshkrimit” (ku shpjegohet shkrimi i fjalëve të huaja), kemi:

        Sipas kësaj rregulle, shkruhen dhe shqiptohen me gj edhe fjalët agjendë (jo axhendë), gjen (jo gen, sepse shkenca që studion gjenet quhet gjenetikë e jo genetikë etj.). Pra, nuk duhet ndarë drejtshkrimi i këtyre fjalëve.

  2. Ketu po shtypin njerez e spo e rujn nga policia e drejtesia. Vetgjyqesise do i vij radha shpejt qe te jete ne rend te dites.

  3. Si duket ti je pjese e LLumit Analfabet o hajdar pasi une jetoj jashte dhe jo ne bllok apo Jale. sa per kulture lexo se cfare thone ata qe merren kete pune dhe mos bej gjithologun

    Të gjendur mes ‘dy zjarresh’ u interesuam dhe pyetëm ekspertët e gjuhës, por edhe ata ndanin mendime të kundërta. Disa thonë se fjala është dixhitalizim dhe të tjerë digjitalizim. Por në rregullat e drejtshkimit të Gjuhës Shqipe thuhet se fjalët e huaja shkruhen dhe lexohen ashtu siç dëgjohen.

    Akademiku Jorgo Bulo është shprehur për “GSH” se: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet e tillë me ‘xh’ dhe jo me ‘gj’, pasi ka një rregull në drejtshkrim se fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.

    1. ne fakt edhe shume profesore te shkences se gjuhes jan te ndare ne menyren se me cilen shkronje duhet te shkruhet pramdaj mund te perdorni te dyja variantet.tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *