• |
ide | kryesore

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, gjykata lë në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë, si të implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në 2020 në Durrës.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Por infektimi me covid 19 te Enver Divës, bëri që të dështonte plani i parë, duke detyruar Çelën dhe Dumanin të kryenin vetë ngjarjen duke implikuar edhe tashmë bashkëpunëtorin e Drejtësisë Klevis Allën. Ka qenë ky i fundit që zbardhi planin e grupit dhe motivin e vrasjes, që lidhej me vlerat monetare të grabitura në Rinas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *