• |
ide | kryesore

Atentat me 20 plumba ndaj biznesmenit në Sarandë, plagoset edhe një pushues

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas mesnatës së të shtunës në Sarandë. Policia njofton se 20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të bar Orange në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm. Përveç shënjestrës, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, Më pas biznesmeni Iljadhi u dërgua me helikopter drejt Tiranës. Pushuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja shëndetësore e Iljadhit ende nuk dihet. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorve.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *