• |
ide | kryesore

Bellingham e mbajti rekordin 6 ditë: ja kush është lojtari më i ri në një Europian

-Instant, F1, Sport



Poloni-Spanjë është futur tashmë në historinë e futbollit evropian. Jo për dramën e skenarit të 90 minutave, as për rezultatin apo emocionet, por sepse Kacper Kozlowski (17 vjec e 246 ditë) u bë lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje të Europianit në histori, duke thyer rekordin e Jude Bellingham (17 vjec e 349 ditë) të vendosur vetëm gjashtë ditë më parë, kur në fushë zbriti Anglia në ndeshjen debutuese kundër Kroacisë. Futbollisti i Pogoń Szczecin, i lindur më 16 tetor 2003, u dërgua në fushë nga Paulo Sousa në minutën e 55 në vend të Klich.

Bellingham kundër Kroacisë kishte thyer rekordin e mëparshëm, i cili i përkiste holandezit Jetro Williams (18 vjec dhe 71 ditë dhe ishte fiksuar në kampionatin e zhvilluar në Poloni-Ukrainë 2012).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *