• |
ide | kryesore

FOTO/ Përdhunimi i shqiptares nga një bullgar shkakton protesta në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçare shqiptare është përdhunuar barbarisht nga një shtetas bullgar në zonën e Petralona në qendër të Athinës.

Shqiptarja punonte si pastruese në pallat por është marrë me forcë nga bullgari 35-vjeçar në pallatin e tij. Ai e ka mbajtur peng atë për 9 orë derisa gruaja ka mundur të dalë në ballkon dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.

Fqinjët dhe kalimtarët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por i riu është zhdukur pa lënë gjurmë. Ai është shpallur tashmë në kërkim nga forcat e rendit.

Shqiptarja është dërguar në spital me dëmtime të shumta nga dhuna e ushtruar. Kjo ngjarje ka nxitur reagimin e banorëve të zonës të cilët kanë zhvilluar një protestë kundër dhunës ndaj grave.

Ngjarja vjen në një moment kur në Greqi është temë e nxehtë vrasja e një nëne të re nga bashkëshorti i saj. ©LAPSI.al

Πετράλωνα: Το μαρτύριο της καθαρίστριας από τον βιαστή της – Στο νοσοκομείο  βαριά τραυματισμένη - ΤΑ ΝΕΑ Βιασμός - Πετράλωνα: «Μελανιασμένη με σπασμένα πλευρά» η γυναίκα | Athens  Voice Σοκάρουν οι μαρτυρίες κατοίκων στα Πετράλωνα για τον βιασμό της 50χρονης |  Novasports

Πετράλωνα: Καθαρίστρια κατήγγειλε βιασμό από ένοικο πολυκατοικίας - Έγκλημα  | News 24/7



2 Comments

  1. Hajtmo, si shpagim per demigrimin e Shqiptareve per rastin e vrasjes se gruas nga piloti.

    Per kete rast jemi me Shqiptaret.

    Raste te tjera po na falen ndonje cope toke e ndonje cope det Ramaviruset jemi prap ne krah te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *