• |
ide | kryesore

Gosens ironizon Cristiano Ronaldon: “Këtë herë nuk i kërkova fanellën CR7”

-Instant, Sport



“Një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo kuptim. Fituam kundër një ekipi vërtet të fortë, dhamë shumë. Shënova golin tim të parë dhe asistin e parë në këtë turne, jam i lumtur dhe krenar.” I ekzaltuar Robin Gosens, anësori i Atalantas, protagonisti i madh në suksesin e Gjermanisë kundër Portugalisë. “E dinim që duhej të fitonim, nëse do të kishim humbur do të ishte bërë shumë e vështirë – vazhdoi ai në Sky Sport.

Rasti për tiu kthyer edhe një historie të vjetër, duke qenë se gjermani kishte mbetur shumë keq pak kohë më parë, kur i kishte kërkuar fanellën Cristiano Ronaldos, pas një Juventus-Atalanta dhe portugezi e kishte injoruar: “Nëse do t’i kërkoja Ronaldos fanellën? Jo, sepse dua ta shijoj këtë fitore. Nuk e kërkova fare”.

E gjithë vëmendja tani është në ndeshjen e fundit që mund të kualifikojë Gjermaninë në 1/8 e Euro 2020: “Kemi biseduar për disa gjëra në ditët e fundit. Ishim ende duke kërkuar ekuilibër pas ndeshjes kundër Francës dhe e dinim se duhet të rrisnin marshin për të krijuar më shumë shanse. Luftuam fort dhe treguam karakter të shkëlqyer. Bëmë sulme të mira kundër një kundërshtari vërtetë të fortë,” analizoi tekniku i Gjermanisë Joachim Loeë.

“Ne ishim në nevojë të dëshpëruar për këto tre pikë dhe tani kemi fatin përsëri në duart tona,” tha Thomas Muller. “Por ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, Hungaria është shumë e vështirë për t’u përballur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *