• |
ide | kryesore

“Më mirë e para apo e dyta?”: llogaritë e kombëtareve në ndeshjet e fundit bëhen sipas skemës

-Instant, F1, Sport



Pozicionimi në grup nuk është vetëm cështje kualifikimi, sepse sado të mos e pranojnë, të gjitha skuadrat bëjnë llogaritë e tyre për të patur në rrugën e tyre kundërshtarë sa më të përballueshëm, duke shkuar në këtë mënyrë në një lloj preference, sipas skemës së projektuar në Euro 2020, për një vend të parë apo të dytë, në varësi të anës së tabelës që duan të përshkojnë.

Është e qartë se në të dy krahët janë kundërshtarë të frikshëm, në njërën anë Belgjika e Franca e në tjetrën Hollanda apo Gjermania, një të tretë që mbin në grupin F që mund të jetë mina lundruese për të prishur planet e gjithëkujt.

Sa për të qenë ilustrativ e para e grupit A, që sipas të gjitha gjasave duhet të jetë Italia mund të mos e ketë kaq shumë me dëshirë të renditet e para, kur të luajë përballë Uellsit, që me një fitore do ta kalonte. E gjitha kjo sepse krahu në të cilën do të udhëtojë e para e grupit A, që në cerekfinale mund ti dhurojë një kombëtare të staturës së Belgjikës e më poshtë edhe kampionët e botës së Francës.

Kështu do të luhet për kualifikimin, por edhe pozicionimin ku jo cdo e parë është e favorizuar dhe jo cdo e dytë e ka kalendarin në ngjitje. Për të krijuar një ide më të qartë se cfarë kërkojnë skuadrat në ndeshjet e fundit, kjo është skema e rrugëtimit të 16 skuadrave të kualifikuara drejt finales së Euro 2020.

Skema drejt finales Euro 2020



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *