• |
ide | kryesore

Pranga katër personave në Durrës (Detaje)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia në Durrës informon se në 24 orët e fundit, ka vënë në pranga 4 persona.

Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga falsifikimi, tek dhuna në familje.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm ne DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar F. A., 24 vjeç, pasi ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin kosovar A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht shtetasi K. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në Xhafzotaj, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, i ka prerë rrugën duke humbur kontrollin, shtetasit F. K., i cili po drejtonte motomjetin në gjëndje të dehur.

K.B., 43 vjeç, banues në Shijak, pasi në Sukth, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Më datë 19.06.2021, në orën 22:00, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *