• |
ide | kryesore

Rama për ‘France 24’: Dënimi i Llallës dhe i ish-politikanëve është sinjal për shtetin e së drejtës; zgjedhjet u njohën nga OSBE/ODIHR

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë mbrëmjen e djeshme në “France 24”, një nga televizionet më të mëdha në Francë. Përballë gazetares Caroline de Camaret, kryeministri shqiptar ka folur për integrimin dhe pandeminë si dy nga çështjet kryesore ku është fokusuar qeveria shqiptare. “Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: “Korrupsioni i hap vendin sundimit të ligjit në Shqipëri“,’-ishte titulli i emisionit ku doli Rama.

“Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare në fund të qershorit, të negociatave të pranimit të vendit të saj në Bashkimin Evropian, të cilat janë bllokuar për disa vjet. Kryeministri shqiptar Edi Rama mbetet i kujdesshëm, edhe pse mendon se vendi i tij duhet “normalisht” të marrë dritën jeshile nga Brukseli. Rama, një frankofon beson se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, një shenjë që ai thotë për ardhjen e një “demokracie funksionale”,-i referohet France 24, intervistës me Ramën, në prezantimin në faqen ëeb. 

Kriza COVID, Rama i bën reklamë Shqipërisë në France 24

Kryeministri Edi Rama foli për vaksinimin e popullsisë dhe hapjen graduale. Rama e shfrytëzoi daljen në televizionin francez për të deklaruar se Shqipëria ofron pushim pa masa anticovid dhe pa detyrim të sforcuar për të mbajtur maskën.

“Shqiptarët, është një pjesë shumë e madhe e popullsisë që jeton jashtë dhe hapja e kufijve nga BE është një lajm shumë i rëndësishëm. Kemi bërë një punë që është serioze dhe me rezultate që janë vlerësuar nga e gjithë bota. E gjithë Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv dhe me shifra optimale për infektimet dhe fatalitetet.

Kur unë flas për vaksinimin masiv dhe kur flas për ritmin e vaksinimit, unë mendoj për statistikat evropiane, ku Shqipëria është ndër vendet e para. Pasi kur erdhi ditën e shkuar shifra prej 862 mijë dhe për një vend me popullsi të tillë.

Për Evropën do të thoja që është e trishtë, sepse të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kishin akses në shpërndarje. Ne jetojmë me Evropën, ne jemi të rrethuar nga kufijtë evropianë, të shikosh që të tjerët po vaksinohen dhe të mos kesh një perspektivë është vërtetë shumë. Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend i kemi të katërta vaksinat. Ne kemi Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ne kemi një sukses sipas statistikave që jemi me nivelin e riskut 1. Në Shqipëri mund të hysh mund të dalësh, pa test pa asgjë. Maskat që prej javës së shkuar nuk janë të detyrueshme, kemi ende një vendim për mbajtjen e maskave brenda, por nuk ka probleme me vendosjen e masave që detyrojnë qytetarët.”-tha Rama. 

Hapja e negociatave, s’ka surpriza…

Kryeministri Edi Rama foli gjithashtu për çështjen e negociatave ku edhe pse tha se pret një vendim pozitiv, u shpreh se nga Brukseli nuk surprizohet.

“Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë. Sigurisht që ne duam të shohim çfarë do të bëhet. Por tanimë kemi një problem me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të shohim nëse problemi do të zgjidhet.”-tha Rama. 

Zgjedhjet dhe skandali i të dhënave personale

Kryeministri foli edhe për skandalin e patronazhistëve dhe tha se të dhënat e mbledhura në regjistrin e patronazhistëve nuk janë personale. Sipas kryeministrit, regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve.

“Ne kemi një raport nga OSBE/ODIHR që janë shumë të qartë për integritetin e fushatës dhe zgjedhjeve. Jam shumë i kënaqur që mu bë pyetja, se kam lexuar artikuj të pavërtetë edhe në Francë. Nuk janë të dhëna personale individuale që kanë dalë, por janë dhënë tek organizata e partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale. Së pari, të dhënat dhe regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve. Së dyti, numri i kartave të Identitetit, nuk është personal. Është një numër që tregon që këtë kartë e ka ky person në shërbimin civil, por nuk është e dhënë sensitive”.-tha Rama. 

Lufta kundër korrupsionit

I pyetur për herë të parë për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama tha se është një sinjal që shteti i së drejtës funksionon, ndërsa la të kuptohej ndër rreshta, se nëse ka një dënim edhe për të tjerë “Ish-a” të politikës dhe gjyqësorit, atëherë BE nuk është larg.

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme, sot do të ishim në BE. Prandaj ne kemi hyrë në këtë betejë për të reformuar drejtësinë. Nëse ish-kryeprokurori, dhe ish-personalitete të gjyqësorit dhe politikës dënohen është një sinjal i mirë për shtetin e të drejtës, prandaj ne vazhdojmë këtë proces negociatash, për të ndërtuar një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale”,-mbylli Rama fjalën e tij. /dosja.al



12 Comments

  1. Kush nga politikanet Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj eshte denuar?! Kerkon ti hedhesh hi syve europianeve sic ben me popullin shqiptar?! Po ti o Edi Rama je politikani me 7 miliard euro pasuri qe duhesh denuar i pari!

    1. Per ty “vaksinimi” mund të jetë i “mirë”, për të tjerët jo. Sa për dijeninë tënde vaksinat janë helme dhe është ndyrësia e rradhës e Ramës.

  2. Mirnjohje dhe respekte per patronazhistet , tha i gjati ine menjehere pas fitores .
    Te ligjerosh spiunllikun masiv te njerezve te tu vetem ky mund ta shpiegoje .
    Te ligjerosh te paligjerueshmen , te besh te paimagjinueshmen , te ndryshosh te pandryshueshmen , te jetosh me krimin dhe kriminelet si mishi me thoin , te vjedhesh çdo gje duke filluar nga te dhenat personale dhe pastaj te thuash se zgjedhjet i njeh edhe OSBE/ODIHR-i , do te thote se nuk jeton ne realitetin e ketij vendi . Ti edhe mund te drejtosh perderisa perballe ke nje mumje qe nuk mendon treter perveçse per menderen e tij . Ti edhe mund te hash mish njeriu perderisa ne nuk behemi te gjithe bashke e tju shporrim nga faqja e dheut te gjithe kasten politike super te korruptuar te ketij vendi .
    Ti edhe mund te beshe moral o i gjati ine por mos harro , moral nuk ke pasur , nuk ke dhe nuk do te kesh ndonjehere . Morali yt eshte paraja , morali yt eshte pushteti me çdo kusht . Fati yt per momentin eshte se edhe ata qe ke perballe , ashtu si ty e duan pushtetin per te sunduar dhe vetem per te fryre xhepat e tyre .
    Ti edhe mund te sundosh o i gjati ine perderisa ky popull per momentin ta lejon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *