• |
ide | kryesore

Rrëzohet nga pema, humb jetën 17-vjeçarja në Lushnjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njoftoi se këtë të diel rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj të Lushnjës një 17-vjeçare dyshohet se është rrëzuar nga pema.

Ajo është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, por për fat të keq ka ndërruar jetë.

Policia thotë se ka ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *