• |
ide | kryesore

Video/ Gishtin tregues në buzë kritikëve: Shaqiri i shënon super-gol Turqisë, i dyti shqiptar në Euro 2020

-Instant, F1, Sport, Video



Dy ndeshje i zëvendësuar dhe plot dëshirë për ti treguar të gjithëve se ai vazhdon të jetë Xherdan Shaqiri, lideri i Zvicrës. Fantazisti i Liverpool ka shënuar golin e dytë përballë Turqisë në ndeshjen e fundit të Grupit A, në të cilën skuadra e Petkovic ka nevojë për një goleadë e një fitore të Italisë për tu kualifikuar. Shqiptari ka shënuar në minutën e 26, me një të djathtë perfekte të harkuar që përfundon në kryqëzimin e shtyllave, duke i shtuar një tjetër gol shqiptar Euro 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *