• |
ide | kryesore

Zgjedhjet rajonale në Francë, dalin exit poll/ Rezultatet zhgënjejnë të gjithë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Franca mbajti këtë të diel zgjedhjet rajonale. Ndryshe nga ajo që pritej, partia e ekstremit të djathtë të Marine le Pen nuk ka marrë ndonjë rezultat aq të mira sa e jepnin sondazhet.

Republikanët e Presidentit Macron janë në krye të exit poll, por edhe ata kanë pësuar rënie. Mediat franceze shkruajnë se fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është abstenimi, për shkak se 2 në 3 francezë preferuan të shijoninm fundjavën sesa të shkonin të votonin.

Këto zgjedhje rajonale janë parë nga shumë analistë si një test për presidencialet që mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas exit poll-eve, blloku i majtë mbledh 34.3% të votave në nivel kombëtar ndërsa republikanët e djathtë marrin 29.3% të votave. Nga ana e saj, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen merr 19.1% të votave në nivelin kombëtar. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *