• |
ide | kryesore

324 kg kokainë në Durrës/ Gjykata lë në burg shoferin maqedonas

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë.

Pas disa orëve vonesë seanca u zhvillua me praninë e përkthyesit dhe gjykatësi Rexhep Bekteshi pasi ka dëgjuar palët, vendosi “arrest me burg” për shoferin maqedonas.

Ajrofski është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se nuk dinte gjë për ngarkesën me drogë, raporton news 24.

Të premten më 18 qershor në portin e Durrësit u kap një sasi prej 324 kilogramë e 400 gramë kokainë.

Mësohet se droga u gjet në një kamion që drejtohej nga Nazif Ajrofski, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *