• |
ide | kryesore

Bardhi: Arrestohet për trafik droge një patronazhist i PS-së

-Instant, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaron se personi i arrestuar nga policia si organizator i një grupi të trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër është punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së.


Sipas Bardhit, ky është kriminalizimi i politikës dhe kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit.


“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së 👇. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”, shkruan Bardhi.

7 Comments

  1. E keni gabim, kija eshte spiun i futur nga Saliu medemek te prishi faqen e bardhe te partise sone rivolucionare, publicitare, lidere dhe fanar ndricimi i galaksise, djep i vlerave socialo komuniste e PP me ne krie nipin e te dashurit tone Spiro Koleka!

    Ate ne pune, ne Bashkine me te mire ne bote llogaritur me cmime e futen armiqte e popullit qe duan te nxijne fitiren e ndritur te Kei Keit – aka pederasti bythaxhi i xhaxhi Sorosit se kija do mbaje pushtetin derisa te vije bastardi bjond i Sorosianit aka Zaho Soros !

  2. Akoma me denoncime do vazhdoni ju?! Keni 8 vjet që e bëni dhe skeni arritur gjë. Denonco kryetarin të japi dorëheqjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu