• |
ide | kryesore

FOTO/ Faturat qesharake të Bashkisë së Tiranës që shembën Teatrin Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar 2 fatura të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga Bashkia e Tiranës në seancën ku po diskutohej ligjshmëria e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Faturat u prezantuan në seancën maratonë të 16 qershorit që zgjati rreth 12 orë.

Këto dokumente kanë bërë “akt konstatimin” dhe “fletë daljen” e godinës së Teatrit Kombëtar nga magazina sikur të ishte …një thes me patate. Ky ka qenë shkaku që kur faturat u paraqitën në sallë shkaktuan të qeshura tek të gjithë të pranishmit duke vënë në siklet përfaqësuesit e bashkisë.

“Siç lehtësisht dallohet, dokumentet jo vetëm që nuk përmbushin kërkesat formale të të qenurit shkresë zyrtare, por vërtetojnë katërcipërisht pretendimin tonë, se pas nxitimit të skajshëm (gjë që u bë objekt i pyetjes nga njëri prej anëtarëve të Trupit Gjykues), për ta shembur Godinën e Kompleksit Teatror, qëndron objektivi kryesor për të ndërtuar kulla në atë shesh shumë të lakmueshëm në Tiranë, nxitim i cili dhe prodhoi dokumentacionin e mëposhtëm” – thuhet në postimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Brenda anëtarëve të Trupit Gjykues u krijua ilaritet kur Aleanca pyet përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë se:
1. Çfarë malli është ky (dokumenti 1), që është bërë dalje nga MAGAZINA, sipas Fletë-Daljes Nr.28 datë 13.05.2020 me emërtimin e mallit “Teatri Kombëtar me Nr. Pasurie 1/241, ZK 8150 Tiranë, copë 1 me çmim 107,466,939 lekë?

2. Nga kush magazinë ka dalë ky MALL/PRODUKT dhe te kush magazinë është bërë hyrje?” – shkruan Aleanca që premton se në ditët në vijim do të sjellë të tjera fakte tronditëse dhe dokumente që të denja për një skandal dhe te cilat duhet të ishin objekt i hetimeve nga SPAK. ©LAPSI.al

No photo description available.

No photo description available.



7 Comments

  1. Shpresoj te jete kenaqur i madhi Robert Ndrenika me rrenojat e shtepise se tije artistike.

    Po te kishte SPAK te gjithe firmetaret do ishin me byrzylyqe neper duar, por SPAK bohet kaps kur vjen puna per neokomunistet.

  2. Tom Doshi e ka më të lehtë ta rishikoj vendimin e tij për tërheqje nga mandati I deputetit, duke e interpretuar atë si tërheqje nga ish mandati I deputetit dhe të shkoj në parlament bashkë me Berishën.

    Natyrisht që ky është një zhvillim regresiv dhe një karshillëk I hapur ndaj SHBA, por është një karshillëk I frymëzuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, e cila gjithë ditën flet për “regjimin Rama-Doshi” por 24 orë punon për të ardhmen e dyshes Berisha- Doshi. Ato Jan tim mandatesh per cfare do prishje,dhe pupulitet e ketij teatri qe disa shpellkare si vllezrit budina qe ne fund as emrat ne liste nuk ja vendosi lulzimja bene sikur luftuan

  3. kjo fletedalje eshte fletedalje e krejt shqiperise bere nga shteti i pushtave te rames

    si eshte ai filmi, “qyteti me i ri ne bote” ku cilimijte e kopshtit bejne shtet prej kartonash

  4. Tirana fjeti, flinte ate nate dhe po gerrhet si gamor pas shembjes…

    Kryeqyteti !!!!

    Imagjino Ballshin

    Ktu lulet i hane gamoret – qazim mlletja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *